U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ervin Salinaji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit (26 shtator 2024) që e dënoi me një vit burg. Dënimi lidhet me akuzën për kallëzim të rremë në çështjen e njohur si "Babale", një dosje që përfshinte pretendime për korrupsion dhe shantazh.

Në këtë çështje, Salianji u akuzua për përfshirje aktive në publikimin e pretendimeve të rreme, duke dëmtuar reputacionin e personave të përfshirë. Vendimi i Apelit erdhi pas një procesi të gjatë gjyqësor, i cili tërhoqi vëmendjen e opinionit publik dhe shkaktoi debat politik të fortë.

Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, argumentoi se vendimi i Apelit ishte i padrejtë dhe i pabazuar, ndërsa tani kërkon drejtësi në Gjykatën e Lartë. 

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024 një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Lajmi ne perditesim...

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 04/12/2024 21:54

    Po kujt i plasi bytha per ty o Sali leshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025