U dënua me 1 vit burg/ Salianji: Çfarë vendimi prisni nga gjyqtarja kunatë me Belinda Ballukun? Ky ishte akti i parë, do kemi procese të tjera Mamale, jo Babale

 

Deputeti Ervin Salianji pas vendimit të sotëm të Apelit do të vuajë dënimin me 1 vit burg për dosjen Babale. Pas seancës Salianji sulmoi gjyqtarët e çështjes si të lidhur me mazhorancën dhe Belinda Ballukun.

'Vendim i parapërgatitur. Seanca e kaluar u shty për të marrë vendimin e krimrve të rënda për pushimin e çështjes. E shtyu për ti dhënë mundësi atij që e ka shtyrë Fatmir Xhafaj për ti sjellë përmes avokatit vendimnarrjen me vulë të  njomë. Sot në mënyrë të paprecedent. Duhet të rikthente dosjen e shkallës së parë e aprovoi si provë. Vendimmarrja nga gjyqtarë njësoi të gjykoj një përfaqësues i PS, një seksion i PD-së. Nga të dhënat që kam mbledhur duke patur parasysh që vendimmarrja u shty pa pasur nevoja, njëra prej gjyqtarëve është kunata e Belinda Ballukut.

Mendoni se do japi drejtësi? Një nga të tjerët superordiner, që do të keni prova për të ardhmen, kudo flet do shkoj në GJL dhe thotë që do vrasë njeri të shkoj atje jo më të jap vendim për zyrtarë të opozitës. Dosje e kopsitur vendimmarrje politike, dënim politik, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion propagandë. Kam bërë shërbim për interesin publik. Nuk kam bërë betejë për veten, për të vjedhur si këta, për të vrarë, për trafik. por kundër trafikantëve të drogës. Kjo është akti i parë, në të ardhmen do keni procese të tjera, Mamale tani jo babale. Kjo nuk është asgjë,. Jam i nderuar dhe kam një medalje që shndrit në karrierën politike. Do diskutojmë prapë.'


Lajmi kryesor:

Dosja 'Babale'/ Apeli konfirmon 1 vit burg për Ervin Salianjin! Fajtor për kallëzim të rremë, pritet arrestimi! Deputeti i PD humb mandatin, i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet 2025 e 2029 (FOTO+ VIDEO)


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb