U dënua me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës, ish-polici apelon vendimin e Gjykatës së Tiranës
Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha
Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor të vitit që lamë pas, ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës. Hajdaraj i është drejtuar Gjykatës së Apelit duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.
Gjykata e Tiranës e dënoi ish-efektivin e forcave 'Shqiponja' me 15 vite burg, por ai do të kryejë vetëm vetëm 10 vite, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit.
Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e ish-policit, i cili duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, ish-polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.
Hajdaraj u arrestua menjëherë, fillimisht me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe se mund të ishte evituar.
Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi.
25-vjeçari Klodjan Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh pension i përhershëm.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.9%
-
Të gabuar
56.7%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1mijë euro këngëtares për fëmijët
22 Janar, 15:53
-
Vrau 81-vjeçarin me çekiç pas kafes në shtëpi, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin
17 Janar, 11:07
-
I dënuar për drogë, Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e familjes së Sokrat Carit! Ndërroi jetë para 3 viteve
16 Janar, 10:12
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor 2024, 09:48
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën
14 Dhjetor 2024, 11:08
-
I dënuar për vrasjen e 4 policëve në 1997, izolohet në 41-Bis Fran Marashi
13 Dhjetor 2024, 15:07
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor 2024, 15:46
-
Vrasja e Martin Canit, avokatët e 14-vjeçarit të arrestuar apelojnë masën 'arrest me burg', kërkojnë zbutje të saj
5 Dhjetor 2024, 13:01
-
I dënuari del me leje nga Burgu i Rrogozhinës dhe nuk kthehet më! I kishin mbetur edhe rreth 4 vite izolim, prej tre ditësh në arrati (EMRI)
5 Dhjetor 2024, 12:56