Vrasja e Klodjanit/ Rama: Sandër Lleshaj dha dorëheqjen! Akti i efektivit, i papranueshëm por nuk përfaqëson gjithë policinë! Meta dhe Basha janë të fundit që mund të flasin (VIDEO)

Kryeministri Rama ka dalë me një mesazh për vdekjen tragjike të Klodjan Rashës, i cili u vra nga një efektiv policie mëngjesin e së martës. Rama njoftoi se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen. Edhe pse Kryeministri nuk e tha shprehimisht në fjalën e tij, burime për Report Tv konfirmojnë se dorëheqja Lleshaj është pranuar nga ana e tij. Kryeministri  tha se ndihet shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetare të Sandër Lleshajt.

Kryeministri tha në fillim të fjalës së tij se efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pashpjegueshme. Kryeministri deklaroi se në vizitën që zhvilloi në familjen e të vrarit ka marrë nga babai mesazhin se "asnjë lule e vetme nuk mund të preket në Tiranë në emrin e tim biri".

Ai u shpreh se në këto 7 vite qeverisje shqiptarëve i është rikthyer e drejta për të protestuar, një e drejtë që sipas tij nuk ekzistonte në kohën kur qeveriste PD.

Rama foli edhe për qëndrimet e Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Basha për këtë ngjarje tragjike. Ai tha se Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë të fundit që mund të përbaltin policinë, i pari si shembulli më i keq i sjelljes institucionale dhe i dyti si ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit. Sipas Kryeministrit Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, gjendja e rendit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, sjellja e policisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje.

Sandër Lleshaj u emërua ministër i Brendshëm në tetor të vitit 2018, pas dorëheqjes së ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Ai më parë kishte mbajtur për 5 vite detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare.

Kujtojmë se 25-vjeçari Klodian Rasha, është qëlluar nga polici reth orës 01:45 të mëngjesit të 8 dhjetorit në rrugën "Dritan Hoxha". Si pasojë e plagëve që ka marrë i riu ka ndërruar jetë në spital. Për këtë ngjarje efektivi është arrestuar.

Për këtë ngjarje qytetarët në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit janë zhvilluar protesta në Tiranë dhe qytete të ndryshme të vendit.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Rama: Në 7 vite rikthyen të drejtën e protestës, policia nuk është përdoru kurrë politikisht edhe kur përballë saj kanë qenë huliganë

Kryeministri Rama tha se në këto 7 vite qeverisje shqiptarëve i është rikthyer e drejta për të protestuar, një e drejtë që sipas tij nuk ekzistonte në kohën kur qeveriste PD. Rama përmendi protestën për refuzimin e armëve kimike dhe atë të studentëve, ku kryeministri Rama tha në ato protesta nuk u thye asnjë xham dhe nuk u dogj asnjë fije bari dhe folën qytetarët dhe qeveria dëgjoi.

"Jam krenar që në këto 7 vite protesta ka rifituar të drejtën e saj. 7 vite më parë u zhvillua protesta më e madhe dhe qytetare, ajo e refuzimit të armëve kimike, që nuk kishte asnjë lidhje me ketë protestë rrugaçërie. Në atë protestë foli populli dhe dëgjoi qeveria. Po ashtu protesta e studentëve dy vite më parë, asnjë xham nuk u thyer dhe asnjë fije bari nuk u dogj dhe fituan studentë dhe dëgjoi qeveria. Policia e shtetit në asnjë rast nuk i ka shërbyer shtetit po ligjit dhe qytetarëve,  ne kurrë nuk e kemi përdorur politikisht policinë. As kur përballë policisë nuk kanë qenë qytetarët por militantë dhe dora e huliganëve.  Sot jemi krenar për policinë, efektivi që shtiu  kundër Klodjanit është vetëm një rast tragjik, jo kërcënim për jetën dhe të drejtat e qytetarëve", tha Rama.

Ora 18:17
Rama: Meta përbalt vazhdimisht policinë, shembulli më i keq i sjelljes institucionale! Basha, ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit

1607620610_Screenshot10.jpg

Në vijim të mesazhit të tij për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave për një frymë arrogance nga ana e policisë së shtetit.

Rama tha se Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë të fundit që mund të përbaltin policinë.

"Kur, ku si dhe sa në të gjithë zinxhirin e ngjarjeve provokuese, policia e shtetit e tejkaloi përdorimin e forcës që ia jep ligji.  Qindra policisë janë lënduar fizikisht.

Tragjedia e natës së para dy ditë është një episod fatal, i pafalshëm por i palidhur me një frymë në policinë e shtetit. Dhe presidenti i Republikës është i parafundit që duhet të hapë kamarën e gojës për sjelljen e policisë së shtetit. Kurrë nuk e ka thënë një fjalë të vërtetë solidariteti, por se është një prej shembujve më të këqij për sjelljen shtetërore dhe institucionale. I fundit që duhet të japë është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha. Ai është shembulli i pafuqisë karakteriale. Është ministri i masakrës së 21 Janarit ku u vranë katër protestues krejt paqësorë. Është ndotësi numër 2 i policisë së shtetit, me baltën. Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, gjendja e rendit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, sjellja e policisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Por sigurisht që si çdo pyll me derra, edhe policia e shtetit ka të padenjat e saj. Unë jam krenar që në këto 7 vite protesta e ka humbur qytetarinë e saj", ka deklaruar Rama.

Ora 18:12
Rama: Lleshaj ka dhënë dorëheqjen edhe pse nuk ka asnjë lidhje me aktin e policit që mori jetë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj edhe pse ai nuk kishte asnjë lidhje me aktin e policit që mori jetën e të riut.

Ministri Lleshaj ka njoftuar dhe ka dhënë dorëheqjen e tij dhe i kam thënë  të më pres sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetarë të Sandër Lleshajt. Por në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçarSot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai nuk ka asnjë lidhe me aktin e police por është vrarë një djalë dhe është hapur një varrë dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve.

Ora 18:11
Vrasja e Klodjan Rashës, Rama: Polici vrau në mënyrën më të pashpjegueshme dhe paarsyeshme! Drejtësia do vendosë për të

Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktin e kryer nga efektivi i policisë i cili tha se ajo vrasje ishte krejtësisht e pashpjegueshëm një akt i paarsyeshëm dhe që nuk lidhje me asnjë mision të policisë në atë orë. Rama tha se do të vendos drejtësia për të tashmë.

"Efektivi i policisë ka vrarë një njëri në mënyrën më të pashpjegueshme deri me tani dhe pa lidhje me një mision apo objektiv të policisë në atë orë . Arma ishte e shteti dhe ndjesa i takon shteti dhe angazhimi i  zbardhjes së plotë dhe ndëshkimit ligjor të autorit. Ai i ka kaluar drejtësisë dhe do të hetohet dhe gjykohet. Aktet e tij ngjan fare i pakushtueshme dhe i paarsyeshme me aq sa dimë por do jetë drejtësia që do vendoset për autorin. Policia ka nevojë për të hetuar gjithçka. Drejtësisë i duhet koha e saj", tha Rama.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meni: 11/12/2020 13:20

    Trego që je burr shteti dhe të lutem na i hiq këto lloj sëmundjesh si Stres e gazra në stomak.

    Përgjigju
  • Like: 11/12/2020 07:08

    Shume bukur folet ju o zoti Kryeminister. Meqenese e dine shume mire qe Lulka eshte pergjegjes i masakres se 21 janarit perse nuk e coni perpara drejtesise ashtu sic premtuat para se te vinit ne pushtet, por sa here qe ka rremujera Ju dhe te tjeret e permendi gjithmone. Nese Ju jeni dhe deshironi te ngeleni burre shteti cojeni perpara drejtesise dhe qe familjet te mos ndihet te harruar nga shteti per personat qe humben. Tregohu te pakten njehere qe te vesh drejtesine ne kete shtet dhe besoj do te Jeni me i besuari ne Shqiperi

    Përgjigju
    • ja pse: 11/12/2020 09:42

      sepse Kryeministri dhe Prokuroria jane 2 gjera te ndryshme? Sepse LLALLA jot eshte i pari per tu fut ne burg? Or zotni, Gjykata, Prokuroria dhe KM jane pushtete te NDARA ! nuk ju futet ne koke por avash avash...

  • Hervin: 11/12/2020 01:57

    U pa puna, priti nga fryjti era dhe tani nuk mban asnje pergjegjesi. Te pakten Lleshaj ne rrugetimin e gjate servil ne administraten shqiptare beri nje akt per te qene, e dha doreheqjen. Kurse policin e shkrete e hodhen pertoke menjehere. Ai i ziu mire qe i ngeli ne dore por tani e flakin si lecke edhe te tijte. Po pse kshu flet nje qeveritar "e pafalshme". Ca eshte ai prokuror, gjykates? Apo ou jep drejtim si ne kohen e komunizmit. Ngjarje eshte, organet kompetente e kane ne dore. Ajo qe ka ky eshte te rishikoje idiotesine e masave kufizuese. Muaj me pare tallen bythen me nje djale te vogel qe e rrahen policet me gjithe biciklete. Tani patem gjemen, ku u vra tjetri per hic gje. Sigurisht qe nuk perfaqeson policine, se policia eshte bere zgjatim force i nje lideri aq tiranik sa dhe patetik.

    Përgjigju
  • Shqipoja: 11/12/2020 00:28

    Gjate gjithe ketyre viteve, qe PD ka qene ne opozite, cdo 8 Dhjetor jane organizuar protesta. Ketij rituali ju nenshtrua edhe 8 Dhjetori i vitit te kaluar, kur pikerisht disa dite pas nje fatkeqesie natyrore si termeti, kur kerkohej nje solidaritet mbarekombetar, perseri u organizuan protesta. Kete vit, per cudi nuk pati protesta. Perse ? Sepse ajo mendja diabolike, qe ka mbjell zi ne vend, qe nga vrasjet e Shkodres ne 2 Prill, e kishte qendisur planin e radhes. Prej disa javesh ishte piketuar ajo qe ndodhi naten e 8 Dhjetorit. Ishte zgjedhur nje viktime. A hetoi dikush, pse i ndjeri u shfaq ne ate ore te nates para patrulles se policise, vrapoi, u largua, beri nje trajektore jo normale per tu rishfaqur perseri para saj ? Ishte zgjedhur nje egzekutor. A hetoi dikush pse punonjesi i policise, pak kohe me pare ishte larguar nga nje komisariat policie dhe pa patur asnje te dhene te vecante kalohet tek “Shqiponjat”, ku kerkohet nje kualifikim me special ? Koecidenca merr ngjyra me ugurzeza: keta dy persona vendosen perballe njeri-tjetrit: njeri si viktime dhe tjetri si egzekutor. Po te hetohen keto dy pista, ne drite do te dali e verteta: “inskenimi eshte bere nga nje dore e erret, nga ajo dore qe ka hartuar edhe me pare skenare te tilla te pergjakshme, keto vite post-demokratike; nga ajo skuader politike, qe dita-dites po e humb besimin ne rimarrjen e pushtetit me rruge demokratike dhe i mban shpresat tek dhuna e rruges; ajo dore qe ka krijuar trazira sa here ne planin nderkombetar parashikohen te merren vendime te rendesishme per interest e shqiperise dhe te Kosoves

    Përgjigju
  • lume: 10/12/2020 23:50

    AI POLICI kishte fytyre krimineli,,,,,mos fusni ne polici njerez me fytyre te tille,,,,pavarsisht se kane ngelur pa pune,,,ne ministrine e rendit duhet te kene ne organike dhe psikologe dhe sociologe qe te bejne teste here pas here trupes policore.....

    Përgjigju
  • polici eshte hero: 10/12/2020 23:39

    Neser per cudi nuk do ket asnje vandalizem dhe alabaket nuk do duken rrugeve te Tiranes. Te gjithe vemjet e politikes do kene me ca te masturbohen neper studiot televizive. Lleshaj iku me pushime pasi u lodh shume dhe duhet te konsultohet me moralin. Veliaj do fus duret ne xhepat tane edhe nje here.... dhe mos tu duket habi qe te gjunezohet ne respekt te te vrareve nga policia ( meqe i ka qejf kopjimet groteske amerikane) !! I vetmi qe e pesoi ishte polici i ri qe sot eshte ne burg megjithese te gjithe e dine qe arma ishte e atij qe vdiq dhe polici u vetmbrojt nga nje kriminel ordiner, por do bej edhe ca jave te tjera burg deri sa politika te filloj lojen tjeter teatrale. Tani populli veshderr mesoi qe te vandalizosh eshte "proteste" dhe me vrap te dhjesim e te shurrosim poshte Lanes, te djegim kazanet e plehrave, shkulim peme e lule sepse keto 7 vjet "protesta" ka fituar te drejten e saj.

    Përgjigju
  • oni: 10/12/2020 22:49

    Ky sikur do bente shtet. Po ca shtet leshi eshte ai qe shet punonjesin e vet. Pse s'prite te pakten sa te mbaronte investigimi zyrtar, por e ben vete kadiun? Apo te zuri frika per karrigen tende. Njesoj si ai qe te parapriu je, asnje ndryshim skeni.

    Përgjigju
    • Goni: 11/12/2020 10:27

      E ka bër pra shtetin, harrove që futi në burg dhe çoi në vdekje fukarenjtë që nuk paguanin 3000 drita ngaqë nuk kishin lekë? Ky është shteti i Ramës, dhunë ndaj të pafuqishmëve, dhe shërbim ndaj kriminelëve. E shikon? Heq një ministër të brendshëm, se kështu do stresi.

  • Bruno: 10/12/2020 20:37

    Kjo punhe zgjidhet vetem me emerimin e Lulzim Bashes kryeminister, ai eshte betuar se nuk ka vrare, nuk vret dhe nuk do te vrase kurre. Ndersa qeveria do ta zgjithe kete pune me nje tjeter merreveshje, duke i ofruar Lulit nje helikopter privat. Makinen ja ofruan per protestat e astirit, vilat qe te hiqte çadren para kryeministrise et dhurata te tjera per disa aksion te tilla. Nuk dua te ofendoj protestuesit por ju jeni aty qe Luli te negocioje ineteresin e vet, sapo negociatat te mbarojne ju perfundoni ne proçedura te gjata para gjykatave dhe duke marre leke borxhe per te paguar avokatet. Luli nuk ju njeh juve edhe sikur te vije ne pushtet largqofte.

    Përgjigju
  • Une: 10/12/2020 20:35

    E shiten dhe Sander Lleshajn. Turp per Ramen! Dil tani ne Tirane dhe merru me alabaket.. Gjithe bota po sheh fotot si shqiptaret djegin pemen e krishtlindjeve. 7 vjet nuk bere dot shtet por nje grup alabakesh po shkaterojne taksat tona. Nuk ka ngel rruge tjeter bejeni si ne Londer qe njerezit vet dolen te mbronin bizneset me hu ne dore.

    Përgjigju
  • Culja: 10/12/2020 20:18

    Polici ka bere detyren,,,viktima duhet te ndalonte,,,po qe se ishte i semure familja nuk duhet ta lejonte te dilte,,,ne ku ti gjejme police te tille qe godasin krimin,,ne amerike te vret polici edhe po dole nga makina pa arme...

    Përgjigju
    • _--_---_: 10/12/2020 22:27

      Ore idiot nuk jemi ne amerike. Jemi ne europe

  • Ardian koro: 10/12/2020 19:45

    Aksident ligjor... keto ndodhin ne shume shtete Demokratike. S duhet te ndodhin.Respekte per Familjen e te ndjerit dhe .. keqardhje per ata qe I vene zjarrin shqiperise me te ashtuquajtura protests.... MJAFT ME lereni demokracine te jetoje

    Përgjigju
  • Tuci: 10/12/2020 19:28

    Nuk behet ky vend perderisa nje band drogaxhinjsh arrijne te shkarkojne ministrin!!! Dhe gjemb ne kemb nuk i hyn! Nuk arrij ta imagjinoj nje gje te tille! Shtet kartoni! Shtet pa kellqe kur hajdutet drogaxhinjte trafikantet kane perparsine se jane s Pjese e dhunshme!

    Përgjigju
  • Fitimi: 10/12/2020 19:13

    Drejtori Policis ishte i pari qe duhet te ikte

    Përgjigju
  • Leka: 10/12/2020 19:08

    Bravo , një sens qytetarie dhe nje shpirt liberar a e bene dot Luli Basha nje gje te till per kater protestuesit e vrare ne mes te bulevardit me duar ne xhepa ta harrojm se nje gjest te till mund ta bej koklopa Ilir HAJDUTI iSkraparit

    Përgjigju
  • PaEmer: 10/12/2020 18:59

    Situata vrau Klodjan-in, polici kreu detyren. Situata u krijua nga Edi (China-System) Rama. Nese nuk zgjohemi nga gjumi, do te vdesin edhe shume e shume te tjere,fatkeqesisht!!! Ju lutem uleni (mundesisht) emocionet, shikojeni saktesisht burimin e gjendjes!!! PS:"Dikush vrane njeriun, per ti ruajtur (viktimes) shendetin"!!!

    Përgjigju
  • Lulekuqja: 10/12/2020 18:44

    Ti qe komenton me Une mbylle gojen e laje me sapun mire. Kudo ndodhin gjera te tilla dhe sigurisht polici qe ka keryer ate gje shkon para gjykates, dhe denohet per vrasje. Co dhe Luezimin, Iliri Meten e Berishen perpara njehere ne gjykate qe vrane kater te pafajshmen dhe nuk kerkuan as falje! Eshte keq kur politika fut hundet ne punen e policise kur e shikon qe ndodhet para deres se burgut!Eshte turpi me i madhe kur shoqeria civile ve masken e ruajtjes se te drejtave dhe proteston ne emer te politikes. O popull sa gjera behen ne emrin tend!

    Përgjigju
  • Ops: 10/12/2020 18:36

    1 pyetje, po polici keni pyet kush eshte para se ta punsoni ? Sdua te flas se eshte djale i mire apo vetem per polic nuk eshte , pyetni pak ju lutem.

    Përgjigju
    • PaEmer: 10/12/2020 19:34

      Per:o spiuno!!! Ty zoti te bekoft!!! Po si guxon te vrahet nje person PA GjUKIM, i cili ne momentin kur u vra, nuk rrezikonte sigurine e askujt!!! Ende nuk e keni perpunuar tagjedine komuniste!!! Edhe krimineli me i rrezikshem meriton gjykim sipas ligjit!!! Kjo na bene te themi: Ne jemi njerz!!!

    • o spiuno: 10/12/2020 19:05

      po pate informacion te sakt per kete policin pse nuk e jep? pastaj i vdekuri nuk shahet por e di qe ishte i denuar per plagosje me dashje me kacavide dhe heqje lirije dmth per sekuestrim personi dhe qe u vra se nuk i ndaloi policise qe i beri thirrje te ndaloje..pse duhet te behet martir ky dhe kriminel polici qe ekzegjeroi me zbatimin e ligjit?

  • Hulusiu: 10/12/2020 18:34

    O RAMA NUK KA FAJ LLESHAJ SE NJE POLIC PA DASHJE PER TA GODITUR NE KEMBE,,,E GODET ME LART ,,,LLESHI KA QENE NE GJUME NE ATE ORE,,,,KETU PERGJEGJSI KA PERGJEGJSI PER REKRUTIMET DHE INSTRUKTORI I SHKOLLES TE POLICISE QE NUK KA TRAJNUAR MIRE EFEKTIVET..DUHEN SHTUAR ORET E QITJEVE NE SHKOLLEN E POLICISE.....

    Përgjigju
  • Une: 10/12/2020 18:08

    E shiten policin! Kurre nuk ka per tu bere shtet persa kohe politika fut hundet ne punet e policise. As nuk imagjinohet ne nje shtet evropian te bej nje kryeminister nje deklarate te tille.

    Përgjigju
    • Une: 10/12/2020 21:11

      O Timi meqe qenkemi kafshe enveriste ftoje per kafe e cigare nje psikopat ne 2 te nates ne shtepine tende me arme ne xhep dhe prezantoja gruas, vajzes , motres e cfare te kesh ne shtepi meqe kupton konceptin e lirise.

    • Endri: 10/12/2020 19:05

      Shume dakort me ty. Te gjithe mundohen te fitojne kredo politike nga kjo situate. Plehrat e PD dhe LSI qe e dijne qe asnjehere nuk do vijne ne pushtet, edhe ky qe do te mbaje te karikuar elektoratin e vet. Akoma nuk eshtre zbardhur ngjarja te gjithe flasin

    • Timi: 10/12/2020 19:03

      Policia gaboi dhe e pagoi, ashtu si duhet te jete.Se kuptoni konceptin e lirise dhe faktin qe policia eshte ne sherbim te qytetarit ju kafshet enveriste.Doni tju shtypin me kembe qe te flini gjume rehat

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës