U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në Burgun e Fierit! Momenti kur del nga '313'-ta

Pak ditë pasi GJKKO e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Kështu vendosi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! Tahiri u transferua nga burgu '313' pasditen e sotme, ndërsa mbërriti në burgun e Fierit rreth orës 16:00.

Fillimisht pas vendimit të gjykatës, Tahiri u transferua në burgun 313, ku u vendos në godinën nr.2, godina e re e burgut. Për arsye sigurie ai u la vetëm në një qeli, pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. 

Ndërkohë, 2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi. Prapaskena u vërtetua dje nga Report Tv, dy ditë pas vendimi që çoi në qeli ish-ministrin e Brendshëm. Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, për të cilin në vitin 2014 vetë Saimir Tahiri kishtë kërkuar ndëshkim për shkelje në 3 procese gjyqësore. Ndërkohë që edhe gjyqtari tjetër Florjan Kalaja ishte në konflikt interesi. Vëllai i tij Aulon Kalaja është anëtar i Këshillit kombëtar të PD dhe gjithnjë ka mbajtur qëndrime shumë të ashpra ndaj Saimir Tahirit.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
VIDEOLAJM/ Momenti kur Samir Tahiri mbërrin në Burgun e Fierit, ku do të kryej dënimin prej 3 vite e 4 muaj

Saimir Tahiri ka mbërritur pasditen e sotme në Burgun e Fierit, ku do të kryej dënimin prej 4 vitesh e 3 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoqëruar nga një patrullë dhe 4 motorë policie.

Ora 16:13
VIDEOLAJM/ I shoqëruar me 4 motorë policie, momenti kur Saimir Tahiri del nga '313'-ta për t'u transferuar në burgun e Fierit

I shoqëruar me 4 motorë policie e një patrullë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la sot ambientet e burgut '313', për t'u transferuar në burgun e Fierit, ku ai do të vuaj dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj. Vendimi për transferimin e Tahirit në burgun e Fierit u mor nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 09/02/2022 21:19

    Mos u merzit se ke Gimin dhe Danen ne Fier,ata kane shoqeri te madhe aty

    Përgjigju
  • Gripi: 09/02/2022 20:45

    Epo i ka qef spektaklet Tahiri. Edhe ne burg me ceremoni po shkon hahaha pse nuk i bete nje qeli ne babice ngjitur me Habilajt dhe varrezat.

    Përgjigju
  • Matias: 09/02/2022 16:27

    O njerez ne kemi frik mos me pre nje kupon tatimor 60 lek. Ju komentoni bemat e Selam musait

    Përgjigju
  • '''': 09/02/2022 14:04

    Tahiri nuk vrau njeri dhe po ben burg, po Sala e Meta qe kane lyer duart me gjak? Perfundimisht nuk ka drejtesi ne kte vend, prandaj po iken rinia nga syte kembet.

    Përgjigju
    • Vlora: 10/02/2022 23:56

      @Xxxxxxx bravo ti qenke super legeni i tij që komenton është djalë yll

    • Xxxxxxx: 09/02/2022 17:17

      Saimir tahiri eshte djal yll po edi cke ti vlora ik e korr grurin andej nga llakatundi edhe fut lopet ne kasolle e vlla se ska ngel tek ty politika ..ik vlla naten e mir.

    • Vlora: 09/02/2022 16:34

      @"" po pse ore te q..... surratin pa drejtësi të duket kjo ndaj Tahirit o legeni i tij që të jep ai ndonjë pjatë supë...

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’