Dënimi i Tahirit, 2 prej 3 gjyqtarëve ishin në konflikt interesi! Letra që dërgoi Tahiri për masa kundër Engert Pëllumbit! Gjyqtari tjetër, vëllai i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD

2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi. Prapaskena u vërtetua sot nga Report Tv, dy ditë pas vendimi që çoi në qeli ish-ministrin e Brendshëm.

Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, për të cilin në vitin 2014 vetë Saimir Tahiri kishtë kërkuar ndëshkim për shkelje në 3 procese gjyqësore. Ndërkohë që edhe gjyqtari tjetër Florjan Kalaja ishte në konflikt interesi. Vëllai i tij Aulon Kalaja është anëtar i Këshillit kombëtar të PD dhe gjithnjë ka mbajtur qëndrime shumë të ashpra ndaj Saimir Tahirit.

I pyetur nga Report Tv në lidhje me këtë avokati Maks Haxhia, konfirmoi qe ai dhe i mbrojturi prej tij, Saimir Tahiri, nuk e kanë kujtuar faktin e konfliktit të rastit të parë, të Engert Pëllumbit.

"Natyrisht nëse do kishim dijeni për një fakt të tillë para ose gjatë seancës së gjykimit të çështjes absolutisht që do kërkonim përjashtimin edhe pse ishte detyrimi ligjor i vet gjyqtarit që të jepte dorëheqje", ka thënë Haxhia.

Ndërsa gjyqtari tjetër z. Kalaja sipas Maks Haxhiajt do ishte në nderin e tij të kishte dhënë dorëheqje për çështjen e konfliktit të interesit për vëllain e tij.

Report Tv zbulon 3 çështjet që akuzohet Engert Pëllumbi

Në vitin 2014 ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përgatiti një listë gjyqtarësh për të cilët kërkoi ndëshkim, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Tahiri e akuzonte Pëllumbin për 3 raste. Report Tv ka siguruar listën si dhe shkresën e dërguar atëherë Kryetarit të KLD-së atëherë Bujar Nishanit, për dijeni ministrit të Drejtësisë nga Nasip Naço. Rasti më i rëndë ishte ai i se Pëllumbi kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia. Një tjetër rast ishte ai i Eqerem Braçit, i cili u arrestua për plagosje të rëndë me dashje, ndërkohë që gjyqtari Engert Pëllumbi i dha 'Arrest në shtëpi'. Rasti i tretë ka të bëjë me një aksident me pasoja, të akuzuarin serish gjyqtari e la të lirë. Për të tre këto rastet prokuroria kishte kërkuar 'arrest me burg'.

Në letrën e dërguar Nishanit dhe për dijeni Naços Tahiri shpreh shqetësimin e madh për disa vendime të gjyqtarëve të cilët sipas tij betonizojnë kulturën e pandëshkueshmërisë në vend.

"Ju drejtohem përsëri për të ndarë me ju shqetësimin e vazhdueshëm mbi disa vendime të gjykatave, më së paku të diskutueshme në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë. Vlerësoj se vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi. Sakaq me shqetësimin qytetar por mbi të gjitha, të detyrës që ushtroj, e gjej të domosdoshme t'Ju bëj me dije listën bashkangjitur, të cilat në vlerësimin tonë meritojnë shqyrtim të hollësishëm", ka shkruar Tahiri.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

3 rastet e denoncuara nga Tahiri:

VRASJE NGA PAKUJDESIA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit ka ndaluar në datë  04.03.2013  shtetasin Hekuran Meçanaj, i dtl. 01.01.1978, i akuzuar  për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85  i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka vrarë nga pakujdesia shtetasin Muherrem Lulaj me banim ne Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

PLAGOSJE ME ARMË – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

 Policia e Shtetit në datë 02.03.2014,  ora 23:00 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Eqerem Braçi, i dtl. 29.05.1964. Arrestimi i këtij shtetasi  u bë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar nga neni 88 e 278/4 i Kodit Penal, pasi ne datë 02.03.2014 rreth orës 14:00, ka plagosur në Levan, Fier  me  armë zjarri  shtetasin Besnik Myteris Alliaj e Klodjan Artan Aliaj, i datëlindjes 10.11.1996. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendim nr. 250 datë 06.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

AKSIDENT ME PASOJA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 22.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasin z. Xhemal MANAJ, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet  290 dhe 291, te Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, me Prokuror të çështjes z. Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Gjyqtar të çështjes z. Engert PËLLUMBI, me vendim Nr. 770, datë 08.03.2014, ka vendosur “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Shkresa e plotë e Tahirit për Presidentin Nishani si kryetar të KLD-së

I nderuar Zoti President, me respektin me të lartë për institucionin e Presidentit të Republikës, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, po Ju drejtohem përsëri për të ndarë me ju shqetësimin e vazhdueshëm mbi disa vendime të gjykatave, më së paku të diskutueshme në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë.

Vlerësoj se vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi.

Sakaq me shqetësimin qytetar por mbi të gjitha, të detyrës që ushtroj, e gjej të domosdoshme t'Ju bëj me dije listën bashkangjitur, të cilat në vlerësimin tonë meritojnë shqyrtim të hollësishëm.

Lista bashkëlidhur është e gjatë, por fatkeqësisht jo shteruese, e megjithatë, me besimin e thellë në institucionin qe Ju përfaqësoni, mbetem me shpresë se do të bëni gjithçka është në dorën Tuaj për të vënë në lëvizje KLD-në me qellim shqyrtimin e zbatimit të ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë këta të akuzuar apo me shumë akoma, të dëmtuar.

Duke konsideruar ndërtimin e shtetit ligjor dhe drejtësinë si vlera të përbashkëta e po kështu dhe përpjekjen për të luftuar pandëshkueshmërinë, me bindjen se angazhimi Juaj ndikon drejtpërdrejte në krijimin e kulturës se zbatimit të ligjit, në mënyrë të barabartë për të gjithë veçanërisht në luftën kundër krimit to organizuar apo kriminalitetit në tërësi! Ju falënderoj për mirëkuptimin!

Shkresa drejtuar Kryetarit të KLD-së atëherë Bujar Nishanit, për dijeni ministrit të Drejtësisë nga Nasip Naço

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyqtari: 07/02/2022 14:53

    Burgu eshte keq, Por duke pare kush merr vendim per ty, Nje i mallkuar nga zoti e nga robi, Nje koke shypur i shkurte si urith! Kjo eshte drama, se ktyre lloj tipash sduhet ti jepesh as diploma Qekur i shef ca prerje kane. Une te jem si ky, sdal nga shpia.. hahaha

    Përgjigju
  • Ermal: 07/02/2022 03:02

    Dënimi i Tahirit është një paradoks i vërtet edhe n.q.se ndonjë nga ato gjërat mund të jetë e vërtet të paktën Tahiri nuk vodhi popullin,nuk vrau popullin nuk ofendoj njeri publikisht por respektoj proçedurën gjyqësore jo si të tjerët që bënë gjithëçka për të mos shkuar para gjyqit.Vetëm në periudhën e Tahirit policia krijoji autoritetin dhe karakterin e një policie të vërtetë, besimin tek populli dhe n.q.se Tahirit i dhanë 3 vjet burg atyre para Tahirit duhet ti japin minimumi 30 vjet burg (Salës, Lulit, Metës, Mediuht etc.) dhe në fund ju bëj një pyetje;kanabisi ekzistonte apo jo para 2013.

    Përgjigju
  • Beni: 06/02/2022 22:14

    Vazhdoni bejini avokatine sajes,njerzit po kalben nburg juve ju dhimset saja,kemben e mbare paste ta provoj si ndjehesh aty brenda.

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 06/02/2022 21:49

    I ra vlera burgut fare çuna. Të dënonte Aranit Çela ose Irakli Bozo kishte lezet mo vëlla thoje si i thon fjalës burgu për burrat është. Por jo ky pinxhua që duket sikur del nga hamëmi i kënaqur që dhjeu. Hajde surrat që ndyn drejtësin e vërtet, se kjo e jona vaj medet.

    Përgjigju
  • Sifi: 06/02/2022 19:20

    Vendimi i gjykates nuk komentohet thuhet gjithmone por ana pyetje ka. Italia qe e para qe hetoi ceshtjen Habilaj ( kur prokuroria jone kishte filluar ceshtjen ) nuk e kishte ne gwtim Tahirin !

    Përgjigju
  • albatros: 06/02/2022 18:20

    Sipas avokatit(edhe pse kam respekt për të) në Shqipëri nuk mund të zhvillohen 50% e gjyqeve, pasi do dalin ca lidhje të sajuara. Kjo do të thotë që një top futbolli peshon sa një tollumbac pasi janë me dimension afërsisht të njejtë

    Përgjigju
  • Berati: 06/02/2022 17:48

    Saje Qorri ja u mbante ne goje emrat te gjitheve.Si I bie qe mos ta gjykoje asnjeGjyqtari tjeter eshte vellai I Kulakut.Saje Qorri sillte Mamin ne shkolle ne fakultet,se ishte palaco dhe e nxirrnin nga leksionet gjithmone!

    Përgjigju
    • Beni: 06/02/2022 21:33

      Hare mjaft shajtet kot. Vetem è vetem pse je tifoz I nje parti e tjeter.

  • Sabri: 06/02/2022 17:42

    Lërini juristët të flasin për gjëra teknike. Trupi gjykues e ka favorizuar ministrin që nuk ndenji një ditë në detyrën e tij pa akuzuar gjyqtarët. Së pari, mos prisni drejtësi të peshqve të mëdhenj nga gjyqtarë 30-40 vjeçarë, pasi nuk mund të përballojnë trysni kaq të mëdha në një vend si ky yni ku jemi të gjithë kushërinj me njeri-tjetrin. Së dyti, në mënyrë të gabuar nuk është deklaruar fajtor për veprat e tjera penale për të cilat është akuzuar nga prokuroria. Së treti, dhe për këtë fajësi që i është dhënë ai nuk kryen shumë dënim, pas duke qenë me masë sigurimi srrest në shtëpi, e gjithë kjo periudhë i llogaritet burgim. Pasi një ditë arrest shtëpi = 1 ditë burgim. Kështu që i zbritet koha që ka ndenjur me arrest shtëpie. Së katërti, trupi gjykues nuk i ka dhënë dënim plotësues sipas nenit 35/2 të K. Penal. Atij duhej ti hiqej e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-5 vjet. Së pesti, gjykimi nga ky trup gjykues është i vesuar për shkak se të paktë relatori ka patur konflikt intetesi në dukje me ish-ministrin pasi ky i fundit e ka denoncuar për vendime të padrejta penale. Ndaj duhet të jepte dorëheqjen. I pandehuri Tahiri ka të drejtë që ta ngrejë këtë fakt në rekurs dhe Gjykata e Lartë e prish vendimin dhe e kthen çështjen përsëri për rigjykim në apelin e GJKKO-së.

    Përgjigju
    • Juristi: 06/02/2022 19:09

      Arrestimi i Tahirit u kerkua me arsyhetimin qe prokuroria Italiane e ka nen hetim per trafik droge, na thane edhe qe ka ardhur urdher ekstradimi. Pasi hetimet ne Itali mbaruan prokuroria Italiane deklaroi qe Tahiri nuk ka lidhje fare me kete histori dhe as nuk e moren ne pyetje. Tahirit ju dha nje vertetim qe ndaj tij nuk ka asnje ceshtje. Nga ky moment te gjitha akuzat qe i ishin ngrit u rrezuan. Ketu merr fund debati juridik por gjyqi i tij u zvarrit qellimisht per ta bere kok turku. Mjafton nje lexim i thjeshte i vendimit te shohesh qe eshte e gjitha politike, nuk ka lidhje me drejtesine. Kjo nuk do shume tru dhe nuk ka nevoj per specialiste. Gjykatesi shqiptare mund ta denoje edhe 100 vjet por nuk anullojne dot faktin qe prokuroret Italiane te anti mafias qe nuk kane lene minister e kryeminister te tyre pa fut brenda Tahirin e nxoren te pafajshem.

  • Pjeter: 06/02/2022 17:27

    Per mua pyetja qe duhet te bejme eshte: Tahiri eshte denuar sipas ligjit? E ka shperdoruar detyren? Apo gjyqtaret ne fjale ja futen kot,pa asnje lifhje ligjore!!! Sa i perket konfliktit te interesit,eshte tjeter çeshtje,sepse lihet te kuptohet qe keta gjyqtare e kan denu me qellim Tahirin per tu hakmarre,e jo sepse Tahiri ka shperdoruar detyren,prandaj, konflikt apo jo,Tahiri ka shperdoruar detyren? Eshte denuar per kete?

    Përgjigju
  • Albania: 06/02/2022 17:27

    Kur italia dyshoi,Meta filloi ulerimat,por kur italia ndaloi iliri vazhdoi. Pse? Mire apo keq,per aq sa lejon krimi i ngritur ne sferat e larta ne cdo kohe,ai ka shkele ne kallo dike dhe per kete paguan. Asnje gje e re por shperdorim detyre? TREGOMENI NJE,VEEEETEEEM NJE,QE KA BERE DETYREN NE KETE VEND NGA POZICIONI PUSHTETIT?

    Përgjigju
  • Lor: 06/02/2022 16:38

    Me te denu ky gungac esht fundi i botes

    Përgjigju
    • Agjenti: 06/02/2022 20:52

      Hahahahahhaha koka si vic

  • Alb: 06/02/2022 15:53

    Ne syte e publikut Sajmiri eshte favorizuar nga kjo treshe gjyqtaresh dhe jo e kunderta. Nqse do gjykohej ne nje shtet tjeter ku ligji funksionon si duhet Sajmiri duhet te ishte min 15 Vite brenda. E gjitha eshte nje Show qe gjoja funksionon shteti Ligjor ne Shqiperi Sa per ti mbyllur gojen ndonje ambasade

    Përgjigju
    • Albana: 06/02/2022 16:32

      Po ceshtja e Tahirit nga nje shtet tjeter u nis. E nisi prokuroria italiane e cila hetoi gjithcka dhe as ne pyetje nuk e mori. Kjo eshte loje qe neser ti vihen prangat Metes dhe Saliut. Kaq e thjeshte eshte.

  • Albfire: 06/02/2022 15:47

    Per deri sa Tahiri e pranoi kete trupe gjykuese, tani pas pilafit nuk pi me uje argumenti se kishin konflikt interesi. Mos valle Tahiri sot e mesoi kete fakt?! Duhet te kishte folur me perpara.

    Përgjigju
  • Maks: 06/02/2022 15:20

    Kur tahiri kishte kontradita me keta gjyqtar skishte pse te pranonte te gjykohej nga kjo treshe Me kete gjykim i bie qe tahiri esht bere kok turku qe te shpetojn Berisha meta dhe shum hajduter te PS

    Përgjigju
  • Joel: 06/02/2022 13:38

    Pershendetje,Gjyqtarin Engert Pellumbi e njoh eshte besimtar falet ne xhami eshte djal i mbrekullueshem te tille gjyqtar si ky i duhen sistemit,kurre Tahiri trafikonte droge dhe denonconte gjyqtare vec ne shqiperi mind te ndodhin nje minister kriminel akuzon gjyqatar turp

    Përgjigju
    • Lala: 07/02/2022 05:08

      Saktë, nuk ka nevojë të thuash që shkon në xhami. Diket që e ngre bythën përpjet. Kisha dhe xhamia jan streh për kriminelēt dhe kurvat të cilët jan frekuentus të rrgullt me dhpres se do të lajnë gjynahet. Justifikimi? "Përpara zotit të gjithë janë njëlloi.

    • Bububu: 06/02/2022 15:49

      Po ngjoje ca thu mor burr. Vetem pse keni inat nje parti flet kot me kot.

    • Xhamia: 06/02/2022 15:43

      Qe falet ne xhami nuk fo te thote qe eshte i ndershem, serioz apo i afte. Kemi njohur sa te duash kriminel qe falen ne kisha dhe xhami po ngelen kriminel. Vete fakti qe Tahiri e ka akuzuar para ca vitesh e ben nje gjyqtar qe jep vendimin per hakmarrje. Thuhet se Tahiri i shkrete u be koke turku per ti hapir rrugen e burgut atyre qe e meritojne prej 1991 me vrasjet ne Shkoder.

  • Ligji: 06/02/2022 13:24

    Sado te perpiqeni nuk e lartesoni dot figuren e tahirit. Perfundoj ku e meritonte. Nuk dmth se disa te tjere e meritojne me shume se ky ndaj sduhet te denohet. Mase e terheq kemben zvarre

    Përgjigju
  • xxx: 06/02/2022 13:07

    Ky qaf shkurteri me gjithe keto gabime ne gjykim si e kane lene ne drejtesi.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/02/2022 13:02

    Kjo pune do shkoj rrokopjerthi,se reformen ne drejtesi e "udheheq" kryerilindasi kryeminister. Apo nuk e tha dje ai keshtu bashke me ministreshenxhaçka? Populli shkret duke u pertypur ne varferine e tij e degjoj mire kryeministrin e krimit dhe te korrupsionit dhe ja lexoj qarte edhe shqetsimin ne "gjuhen e trupit"kur dridhte lesh dhie me mëndafshin amerikan. Duhet duruar edhe pak,te pakten deri ne fund te gjyqit te GJK,se megjith mend skemi pare gje akoma sic ka qef te artikuloj kryerilindasi kryeminister.

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 06/02/2022 12:49

    Gazetari eshte shume serioz.Tregon nje te vertete te dokumentuar.Gjyqtari po te ish sadopak i ndershem dhe krenar per vetingun e kaluar me "ndershmeri dhe merite",duke ditur mire te kaluaren,duhej te jepte doreheqjen vullnetarisht per "konflikt intetesi"Ai nuk e beri.E shfrytezoi per hakmarrje.Hidheni poshte mendimin tim.KED ,apo inspektoriati i larte i drejtesise duhet ta marre ne analize kete ngjarje dhe te konkludoje .Te pafajeshmitper akuzat qe i behen pa prova duhet t jepet pafajesia.As me gjukatesit dhe prokuroret e epokes se "xhaxhit"nuk krahasoheni,sepse pa tre prova te vertetuara nuk te denonte dot kushdo qe te ishte.

    Përgjigju
  • Sikur nuk e dim ne: 06/02/2022 11:52

    Po ajo dihet qe ato qe e denuan ca gjygjtaresh Jan. Ben te fortin me njeriun me te paster se te gjith klasa politike

    Përgjigju
  • Gripi: 06/02/2022 11:32

    Gazetari duhet te jete serioz qofte edhe kur merr persiper lincimin publik te nje gjyqtari qe ka kaluar vetingun. Kur policia dhe prokuroria ben sikur kryhen hetime, i saboton ato qellimisht dhe nuk paraqet prova te sajts perpara gjykates, atehere nuk mund te sulmosh gjyqtarin. Keni rastin e Eqerem Bracit, nipit te shokut Gramoz qe gjoja i rrembeu armen policit dhe tentoi te vrase kundershtarin. Ne ate ngjarje ka qene dhe djali i shokut Gramoz. Ju mendoni se policia e tepelenizuar e Tahirit ka kryer hetime profesionale dhe te pavarura? Behuni serioz dhe mos censuroni mesazhet se nuk ju nderon.

    Përgjigju
    • Une dhe Ti: 06/02/2022 19:48

      Po leri poiitizimet o shoku militant sepse kush e meriton me shume burgun e dime por sipas teje duhet ta leme Tahirin jashte sepse e ka rradhen Saliu me Monen. Ose duhet te leme jashte ate qe ka plagosur nje person se nuk kemi kapur ate qe ks bere dy vrasje hahahs Lere kete gjykim te cunguar qe ke sepse nuk e meson dot jurisprudencen nga google. Eshte zixhir procedurash hetimi o kopetent dhe nese hallka fillestare dmth OPGJ prish, fsheh provat, devijon nga detyrat qe i ka lene prokurori atehere hajde ngrije nje ceshtje ne gjykate, kjo eshte e para. E dyta eshte se Tahiri eshte sjelle si shef komisariati gjithmone dhe jo post politik. E treta ke rastin e policeve te perndjekur nga prokurori i shkarkuar nga vetingu Anton Martini, mik me Tahirin. Ke rastin e policeve ne durres te shkarkuar perse i ndaluan babain Tahirit. Ke rastet e mos filimit te procedimit penal per banden e Shullazit edhe perse te kapur ne flagrance. Po ashtu ke rastin kur policia e shtetit hyri ne konfilt me prokurorine se nuk pranonte te arestonte Shullazin. Keshtu qe boll u qepe pas komenteve te mia si Likja mbas floririt por meso ndonje gje dhe hiq dore nga militantizmi.

    • Une: 06/02/2022 16:57

      Hetimet i ben prokuroria dhe eshte ajo qe vendos nese nje ceshtje dergohet ne gjyq. Roli i ministrit eshte politik nuk merret me punen e policise, me ate merret drejtori i policise. Nese ke fakte qe Tahiri ka penguar policine te bej punen jepja prokurorise italiane apo edhe asaj shqiptare. Se cfare mendon ti dhe Saliu me Lulin and aq me pak gruaja e presidentit nuk i plas kujt. Tahiri po ben burg politik.

    • Grupi: 06/02/2022 15:33

      Kuptoje dhe lexoje se po flitet per te njejtin rast. Tahiri toleronte per vrasje dhe ankohej per aksidente me makine.

    • @Meri: 06/02/2022 14:25

      Zonja Mejreme po behet fjale per gjyqtarin qe gjykoi Tahirin, po i nxjerrin "fakte" kompromentuese ne te shkkuaren, por nuk po e thone te verteten si eshte. Une solla nje rast ne vemendje. Dmth sesi funksionon sistemi zinxhir i drejtesise nga poshte lart. Ndersa per Tahirin jam i bindur 100% qe eshte fajtor.

    • Meri: 06/02/2022 13:12

      Zoti Gripi, behet fjale per denimin e Tahirit. Tahiri paska shperdoruar detyren, po jy gjyqtari qe ka liruar keta personat, e ka shperdoruar detyren? Dhe sa e sa si ky, qe me shperdorim detyre kane lene te vjne verdalle kriminele e te bejne prape krime.

  • Katarakti: 06/02/2022 11:17

    Por per keta ka nevoje drejtesia e re! Perdor nje per te elemimuar nje tjeter dhe pastaj do te gjindet nje tjeter per te eleminuar tjetrin! Vetem kjo metode mind te funksionoje s'ka tjeter! Me gjyq te rregullt nuk behet asgje!Shqiperia eshte nje vend pa moral! Keshtu funksionon drejtesia e vonuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike