U dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO, Tahiri: Thjesht padrejtësi, më vjen keq që shkoi kështu
Saimir Tahiri në sallën e gjyqit
Pas një përballje disa vjeçare me drejtësinë, ish ministri ik Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, që me pranimin e gjykimit të shkurtuar do të kryejë 3 vite e 4 muaj burgun 313 në Tiranë. Vetëm pak minuta pas dhënies së vendimit të gjykatës, Tahiri, ndonëse nuk pranoi të fliste për mediat nga salla e gjyqit, ka postuar në facebook. Ish ministri shkruan se i vjen keq që çështja shkoi kështu, pasi ai është pafajshëm dhe të gjithë procesin e nisur ndaj tij e quan padrejtësi.
"Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur qe kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë PADREJTESI", shkruan Tahiri.
Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".
Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës. Sipas Gjykatës Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin
21 Janar, 12:32
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
20 Janar, 16:20
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit
20 Janar, 13:53
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
20 Janar, 12:45
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase
17 Janar, 10:41
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)
16 Janar, 14:45
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
14 Janar, 13:52