U dënua në Belgjikë për trafik droge, i konfiskohen 8 apartamente në Orikum të Vlorës dhe 2 llogari bankare me vlerë 260 mijë euro

U dënua në Belgjikë për trafik droge, i konfiskohen 8 apartamente në Orikum të Vlorës dhe 2 llogari bankare me vlerë 260 mijë euro

Vlore- Tetë apartamente me sipërfaqe totale 775 m2 dhe 2 llogari bankare në pronësi të Veip Ormënajt dhe familjarëve të tij janë konfiskuar në Orikum të Vlorës. Veip Ormënaj rezulton i dënuar për trafik droge në Belgjikë si anëtar i një grupi kriminal.

Mes apartamente të konfiskuara janë dhe dy prej tyre me sipërfaqe prej  220.80m2 dhe 216.50m2. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy depozita bankare të Veip Ormënaj në vlerë totale 260 mijë euro.

Vendimi i konfiskimit u mor më 20 qershor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vjen gati një vit pasi dosja e SPAK kaloi në GJKKO.

"Në vijim të njoftimit për shtyp të datës 24.07.2023, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6, të vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.

Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror nr. 2769, datë 22.02.2023, përcjellë nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës me vendimin penal. Nr. 2012/CO/277, për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës. Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale, informoi sot SPAK

Pasuritë e konfiskuara Veip Ormenajt në Orikum, Vlorë
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2;
- Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;
- Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.

Më 5 prill 2023, GJKKO vendosi sekuestrimin e pasurive të Veip Ormënajt, ndërsa 3 muaj më pas, 24 SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të tij. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Klos/ Zjarr në pyllin e fshatit Kurdari, helikopteri ndërhyn për shuarjen e flakëve

Klos/ Zjarr në pyllin e fshatit Kurdari, helikopteri ndërhyn për shuarjen e flakëve