Euro 2024/ Katër skuadra e mbyllin Grupin E me 4 pikë, Rumania, Belgjika dhe Sllovakia kalojnë në 1/8! Ukraina del jashtë eventit

Euro 2024/ Katër skuadra e mbyllin Grupin E me 4 pikë, Rumania, Belgjika dhe Sllovakia kalojnë në 1/8! Ukraina del jashtë eventit

Sllovaki 1-1 Rumani

Europiani 2024 ka mësuar edhe tre skuadrat e tjera të kualifikuara në fazën e 1/8, duke e çuar në 14-të numrin e tyre. Në orën 18:00 u zhvilluan dy takimet e treta për Grupin E, me Sllovakinë që barazoi 1-1 me Rumaninë dhe Ukrainën që u nda po në barazim 0-0 me Belgjikën.

Nga Grupi E zyrtarisht në 1/8 janë Rumania, Belgjika dhe Sllovakia. Ndërkohë që Belgjika ka "peshkuar" Francën në raundin pasardhës, sfidë e cila luhet më 1 korrik në orën 18:00 në Dusseldorf.

Sllovaki 1-1 Rumani / Në Frankfurt dy skuadrat u ndanë në paqe në një grup "të çmendur". Ndeshja nisi mirë për sllovakët që shënuan me Duda pas 24 minutave lojë, ndërsa barazoi Marin me penallti. Vetëm falë golavarazhit më të mirë Rumania ia doli të jetë lidere në këtë grup, gjë që ndodh për herë të parë me këtë ekip në Euro.

Ukrainë 0-0 Belgjikë/ Të pafat ukrainasit që dalin jashtë edhe pse me katër pikë, hera e parë në një Europian që ndodh diçka e tillë. Ky barazim i shërbeu Belgjikës që gjen Francën në 1/8.

Deri në këto momente në fazën e 1/8 janë kualifikuar: Gjermania, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Danimarka, Sllovenia, Austria, Franca, Holanda, Portugalia, Rumania, Belgjika dhe Sllovakia.

Këtë të mërkurë në 21:00 mbyllen ndeshjen në grupe, me duelet në Grupin F. Çekia luan me Turqinë dhe Gjeorgjia me Portugalinë. Deri tani për në 1/8 janë mësuar çiftet Gjermani - Danimarkë, Francë - Belgjikë dhe Zvicër - Itali.

Formacionet zyrtare, Sllovaki 1-1 Rumani:

Sllovaki: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Schranz, Strelec, Haraslin.

Rumani: Nita, Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu, M. Marin, R. Marin, Hagi, Coman, Stanciu, Dragus

Formacionet zyrtare, Ukrainë 0-0 Belgjikë:

Ukraina: Trubin, Tymchyk, Zabarnyi, Svatok, Matviyenko, Mykolenko, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Yaremchuk, Dovbyk.

Belgjika: Casteels, Castagne, Theate, Faes, Vertonghen, De Bruyne, Onana, Tielemans, Doku, Trossard, Lukaku.

Renditja në Grupin E:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

SHBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme

SHBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme