Interpol Tirana ka  ekstraduar nga Greqia një të dënuar për "Trafikim të lëndëve narkotike".
 
Bëhet fjalë për Gentjan Ruli, 41 vjeç, lindur në Sarandë.
 
Ruli, është dënuar me 7 vjet në burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për kryerjen e veprës penale "Trafikim i lëndëve narkotike”.
 
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën/Greqi realizoi arrestimin provizor dhe ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit në kërkim Gentian RULI.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com