Kisha Ortdhokse Autoqefale e Shqipërisë ka sqaruar ditën e sotme se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatus është e qëndrueshme dhe se po ndiqet nga mjekët specialist, në spitalin "Ungjillëzimi” Athinë, ku u dërgua dje (3 janar 2024).
“Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.
Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialist:,- thuhet në njoftim.
Mediat greke raportojnë se kryepeshkopi është vizituar këtë të shtunë nga ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.
Gjithashtu, në spitalin ku është shtruar Kryepeshkopi Anastas ka shkuar për vizitë edhe Kryepeshkopi i Athinës, Ieronymos II.
Prej datës 30 dhjetor 2024, Anastas Janullatos ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë, pasi ishte prekur nga gripi sezonal, por më dje Kryepeshkopi i Shqipërisë u dërgua për kurim në spitalin "Ungjillëzimi” në kryeqytetin grek pas përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore që e bëri të nevojshme transferimin e tij nga kryeqyteti shqiptar në Athinë.
Transportimi i tij në Athinë u bë me një avion C-27J të Forcave Ajrore Greke me ndihmën e një ekipi të posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi).
Kryepeshkopi, 95 vjeçar po monitorohet nga doktoresha Anastasia Kottanidou e njëjta që është kujdesur për të 5 vite më parë kur u shtrua pasi u prek nga coronavirusi.
Viroza e gripit sezonal që ka prekur hierarkun 95-vjeçar duket se është zhvilluar në një infeksion dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka pasur gjakderdhje në aparatin tretës.
Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991. Spitali “Evangelismos”, (Ungjillëzimi) në Athinë është i njëjti ku u shtrua në vitin 2020 me koronavirus.
Giorgos Gerapetritis
Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, ka vizituar këtë të shtunë Kryepeshkopin Anastas Janullatus, i cili prej ditës së djeshme ndodhet i shtruar në spitalin "Ungjillëzimi" në Athinë.
Lajmi është bërë i ditur nga media greke EPT Neës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Gerapetritis është takuar me Episkopin ndihmës të Kryepeshkopit, Anastas Mamaj.
Ministri grek ka shprehur gatishmërinë për të plotësuar çdo nevojë për përmirësimin e shëndetit të kryepeshkopit.
Gjithashtu, në spitalin ku është shtruar Kryepeshkopi Anastas ka shkuar për vizitë edhe Kryepeshkopi i Athinës, Ieronymos II.
Mundet të thuhet që nuk ka lidhje me Greqinë por nuk është e vërtet! Fatkeqësisht për ne që kur u vendos në krye nuk ka marrë asnjë vendim pro interesave të shqiptarëve, greku dhe kisha ortodokse greke janë shumë të lidhur me politikën e jashtme greke, me Megalo Idhea-n. Ata që nuk kuptojnë se greku nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do ketë kurrë qellime dashamirëse ndaj shqiptarëve thjeshtë janë të shitur, tradhëtar.
PërgjigjuAntishqiptar. Ptu
PërgjigjuMbajeni atje,,,,,,eshte goxha i madh,,,mund te vdese duke udhetuar....
PërgjigjuKush grek i rradhës do e zëvendësoj?
PërgjigjuKy i sherben greqis e jo shqipnis
PërgjigjuPo ky fortlumturija i tij, ja ka bere sherbimin te shkoje kek i lumi Zot, pse shkon te doktori.
Përgjigju