Një ditë pas transportit të tij në Turqi për një kurim më të specializuar, pasi gjendja paraqitej shqetësuese, trajneri i Kukësit Skënder Gega, ka reaguar me një mesazh në ‘story-n’ e rrjetit sociale ‘Ëhatsapp’. Gega i falenderon të gjithë për mesazhet që i kanë dërguar, ndërsa e përshkruan si një moment të vështirë të jetës së tij.

Gega, i cili është i prekur me koronavirus, thotë se tani është drejt përmirësimit.

REAGIMI I SKËNDER GEGËS:

“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën.

Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, shkruan Gega.