Familjarët e 20-vjeçares, Anxhela Meçani, shqiptares që u dhunua barbarisht deri në vdekje dhe u hodh nga dritarja e një makine në lëvizje në Itali, kanë reaguar për ngjarjen tragjike.
Familjarët e të resë kanë kërkuar ndihmën e shtetit për të sjellë trupin e vajzës në Shqipëri. Ata pohojnë se kanë tentuar të mbledhin lekët për të sjellë trupin e mbesës së tyre në vendlindje, por nuk ja kanë dalë.
Ata tregojnë se 20-vjeçarja Meçani kishte ikur në vendin fqinj me një djalë shqiptar. Ndërkohë, ditën e krimit mediat italiane raportuan ngjarjen e rëndë, duke thënë se dyshohet që shqiptarja të ketë qenë prostitutë. Shqiptarja ndërroi jetë në spital, ku sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme, si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm, pasi në trup kishte shenja goditje.
Si ka ndodhur ngjarja?
Është vrarë në mënyrë barbare, është hedhur në rrugë. Atje janë organet përkatëse që po hetojnë.
Kur janë takuar për herë të fundit me vajzën?
Vajza një ditë më parë foli me neve, se na erdhën ca plaçka nga kunata nga Greqia dhe më tha të shkoj t’i marrë. Një ditë par ngjarjes fola me vajzën. Më tha që na kanë ardhur ca plaçka nga tezja dhe të dalim t;i marrim. Më tha që ishte mirë dhe nuk kishte asgjë.
Pastaj e pamë në internet që ishte vrarë. Pres që trupi i vajzës të vijë në shtëpi dhe drejtësia të vijë në vend. Ne nuk e sjellim dot nga Italia këtu se s’kam asnjë të ardhur. Unë jam vetëm i sëmurë, me tre fëmijë, nusja më ka vdekur prej disa muajsh. Të më sjellin vajzën këtu se nuk mundem.
Kur ishte larguar Anxhela?
Lëvizjen e fundit e ka bërë kur unë kam dalë nga spitali, në tetor-nëntor, vajza më erdhi në dhjetor në shtëpi. Pastaj u largua se do ikte për në Itali.
Si iku?
Me dokumente të rregullta. Na tha që bashkëjetonte me një italian, që ishin pagëzuar. Ajo nuk jetonte me shoqe, por me të dashurin, por ne nuk e dinim kush ishte. Na kishte thënë në telefon që do martohej.
Me kë komunikonte ajo më shumë?
Me motrën, me mua, më vëllanë. Fliste normal si gjithmonë, nuk na thoshte kurrë për ndonjë shqetësim. Lajmin e pa vajza si fillim në internet, pastaj folëm dhe e konfirmuam ngjarjen.
Gjyshi i viktimës: Me të dashurin nga Fieri vajti në Itali fillimisht. Italiani mbase e ka marrë atje dhe ka bërë këtë punë. Ajo na tha që u lidh me italianin për të bërë dokumentet. Kjo ka qenë një vrasje shumë makabre, që asnjë mafie nuk e bën. Shteti jonë kështu e ka filluar dhe kështu po vazhdon. Ne kemi tre ditë pa ngrënë, shteti duhet të na sjell vajzën këtu.
duterte ne filipine, i vret te droguarit dhe shperndaresit e droges neper cepa rrugesh dhe aty i le tu lyeje gjaku rruget,ashtu sikur kane hedhur keta kriminele kete femer, ashtu duhet te perfundojne edhe vete keta dhe ata qe trafikojne femra shqiptare ne bordellot e europes,shteti duhet te organizoje njesite paramilitare ti zhduke keta plehra kudo qe jane , femra shqiptare eshte e shenjte ajo nuk duhet te preket kushdo qofte e bardhe e zeza, nga jugu apo veriu,qyteti apo fshati
PërgjigjuNgushellime familjes per humbjen e vajzes, vdekje bastardeve qe merren me shitje femrash.
PërgjigjuCa babai je ti qe le gocen te iki me njerez te dyshimt tani mer dyfekun dhe bej drejtesi