Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 66 vjeçarja Zoje Koburja e cila ra preh e dhunës nga disa grabitës, bashkë me bashkëshortin e saj bukëpjekës, me datën 3 Janar.
Siç bëhet e ditur nga bluzat e bardha, Koburja ka humbur jetën pas më shumë se 8 ditëve në gjendje kome, pas sjelljes së saj nga spitali i Elbasanit në të cilin mori ndihmën e parë.

Zoje Koburja u dhunua në banesën e saj në qytetin e Elbasanit në datën 3 janar, grabitje në të cilën çiftit Koburja iu vodhën 1.4 milion lekë në shtëpinë e tyre.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe deri tani ende nuk dihet se cilët kanë qenë autorët e kësaj ngjarje që përfundoi me grabitjen e lekëve dhe humbjen e jetës së gruas 66 vjeçare.
Ngjarja
Dy persona të maskuar grabitën dhe dhunuan çiftin e të moshuarve në Elbasan më 3 Janar. Grabitësit hynë në banesë e çiftit Koburja dhe pasi i lidhënushtruan dhunë fizika mbi ta. Xhevat Koburja, 80 vjeç mbeti pa ndjenja, ndërsa gruaja e tij 66 vjeçe u qëllua me shkop bejsbolli në kokë duke pësuar dëmtime të rënda të cilave nuk mundi t'i mbijetojë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com