Korçë, 14 vjeçari u dhunua me shkop bejsbolli! Detaje nga sherri që nisi në Tik Tok! Nëna flet për Report TV: Djali ishte i qetë

Korçë- 14-vjeçari që u godit barbarisht me shkopinj bejsbolli nga bashkëmoshatarët e ka kaluar rrezikun për jetën. Mjekët e spitalit të Traumës thanë për Report TV se i mituri ishte i intubuar, por është ngritur në këmbë dhe po mjekohet për plagët në kokë.

Konflikti kishte nisur në rrjetin social “Tik-Tok” mes dy grupeve të adoleshentëve që komentonin njëri-tjetrin me fjalë fyese. Pasi u përballën në kinemanë verore mbrëmjen e e së dieles, 8 tetor, në sherr u përfshinë 15 persona, të gjithë të moshës 14-17 vjeç, por i dëmtuar mbeti vetëm 14-vjecari.

Nxënësi i klasës së 9-të jeton vetëm me babanë në Korçë, pasi prindërit i ka të divorcuar. Nëna e të miturit, e cila jeton në Tiranë me djalin e madh thotë se nuk kishte dijeni për konfliktet e të birit, ndërsa e përshkruan si fëmijë të qetë. Për psikiatren Çiljeta Simaku, ngjarje të tilla nuk janë të rastësishme, por pasojë e modeleve të gabuara që ndjekin adoleshentët.

“Të parandalosh veprime të adoleshentëve të sotëm është i vështirë. Është një moshë e pa parashikueshme, dëshira kërkesa, për të dalë më i miri, por jo më i forti. Të dalësh më i forti është i rrezikshëm. Por të dëmtosh shokun tënd, origjina duhet kërkuar. Masa parandaluese ka. Nis që nga familja. Fëmija imiton çdo sjellje të të rriturit. Një fëmijë nuk duhet të shikoje dhunë. Por është e dhimbshme kur një i mitur rritet me një tabletë a celular dhe imiton videot e dhunshme. Këto i ekspozon në moshën e mëvonshme. Shumë e rëndësishme është edukimi dhe grupi social ku përfshihen adoleshentët”, tha psikiatrja.

Simaku kërkon që prindërit të jenë më të vëmendshëm dhe kërkues ndaj fëmijëve të tyre.

“Këtu duhet të jetë e vëmendshme familja dhe stafet edukative. Të monitorohen fëmijët me sjellje të keqe apo që bien pre e abuzimit të lëndëve të ndaluara me qëllim që të trajtohen herët dhe pa pasur ngjarje të tilla”, tha ajo.

Për plagosjen e 14-vjecarit janë arrestuar dy 16 vjeçare, ndërsa një i tretë, 17 vjeç, është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës. Ngjarja është ende nën hetim, por paraprakisht dyshohet se shkak edhe në këtë rast janë bërë sharjet në rrjetet sociale, pasi dy grupet e adoleshentëve nuk ishin nxënës të së njëjtës shkollë.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e dy Kuvendeve, Hisen Berisha: Vërejtet e Ramës ndaj Kurtit, me vend! Por ishte mbështetje e ndërsjelltë prag fushate

Mbledhja e dy Kuvendeve, Hisen Berisha: Vërejtet e Ramës ndaj Kurtit, me vend! Por ishte mbështetje e ndërsjelltë prag fushate