Gazetari Alfred Lela i cili u dhunua gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar ka publikuar në profilin e tij shenja të dhunës në trup, por edhe dëshminë mjeko-ligjore që e fakton një gjë të tillë.

Lela thotë se po bëhet gati ta çojë çështjen në gjykatë, por ndodhta nuk do i shohë as gjykata, pasi të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin do.

"Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë. Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot", thotë Lela.

Ndërkohë presidenti i vendit, Ilir Meta ka mbështetur Lelën duke i shpërndarë postimin dhe duke thënë se dhuna dhe ato pamje të turpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!.

Raporti mjeko-ligjor i Lelës

Dëmtimet në trup