U dhunua nga protestuesit, Bejko për Report Tv: Mund të më kishin futur thikën, nga PD mund të dilnin arkivole sot! Berishizmi duhet të marrë fund

Roland Bejko ishte objektivi i parë i dhunës së militantëve të Sali Berishës që ishin mbledhur para selisë blu. Protestuesit nuk e lejuan të hynte ën seli, ndërsa ndaj tij u ushtrua dhe dhunë duke e shtyrë dhe ofenduar. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Denis Minga, Roland Bejko tha se kjo protestë ishte fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Ai tha se Berisha përgjaku PD dhe se nga selia blu mund të dilnin arkivole, madje nuk përjashtonte që në rrethimin që i bënë protestuesit mund ta gjuanin me thikë. Beko tha se madje u kishte kërkuar mediave që të filmonin nga poshtë.

“Në vend të jemi më demokrat bëhemi më puçist e komunist dhe kjo tregon krizën e madhe që ka individi shqiptar, jemi përgjegjës dhe për atë që ka ndodhur dhe për ata që kemi zgjedhur, ne meritojmë lidershipin që kemi si ai i vjetri që kemi dhe ky i riu që është sot këtu. Ne si PD ne nuk i kemi ikur dot berishizmit dhe në këto kushte Berisha kishte deklaruar se nuk do e përfshinte PD në çështjen e  vete personale, por jo vetëm që e përlyu, përgjaku dhe sot mund të dilnin arkivole nga selia PD. Une mund të kisha ngrënë një thikë aty kur me rrethua, u thash mediave kapni poshtë”, tha Bejko.

Mbështetësi e Berishës e kanë pritur me ofendime Ronald Bejkon, duke e mos e lejuar të futet në selinë blu. Ata i bërtasin 'jashtë spiun', ndërsa Bejko është larguar duke dalë edhe nga rrethimi i oborrit të selisë. Për mediat ai tha se është goditur nga pas nga persona që i ka mbajtur me bukë, ndërsa akuzoi Sali Berishën si fajtorë të situatës së krijuar. Sipas Bejkos, këto veprime ndaj tij janë bërë vetëm nga Enver Hoxha gjatë protestës ku ai ka qenë i pranishëm në Gjirokastër në 1991.

Sali Berisha dhe militantë e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', ku përmes dhunës kërkonin të merrnin selinë blu, por në fund nuk ia arritën qëllimit. Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara. Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dy orësh protestë ku rebelët e Berishës kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe po tentonin të shkonin drejt zyrës së kryedemokratit, kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të shtensionuar situatën. Sipas tij jeta e deputetëve ishte në rrezik. Policia ndërhyri menjëherë duke shpërndarë protestuesi. Policia e ka vendosur godinën e selisë si skenë krimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
U dhunua para selisë blu, Roland Bejko u godit nga vëllai i ish-kryetarit të komunës Bërxull

Sekretari për Pushtetin Vendos në PD, Roland Bejko, u përplas vizikisht me një mbështetës të Berishës. Mësohet se një nga personat që rrahu Roland Bejkon është vëllai i ish-kryetarit të Komunës Bërxull, Ymer Marku, bën me dije portali Hashtag.al. Enver Marku personi i rrethuar në foto është vëllai ish-kryetarit të Komunës Bërxull me ndarjet e vjetra administrative. Roland Bejko tentoi të futej sot në selinë blu por mbështetësit e Berishën e dhunuan, shtynë e larguan atë nga PD-ja.

1641668191_hh.JPG

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 08/01/2022 22:38

    Kur i benin ne favor tuaj keto gjera nuk ju benin pershtypje. Tani qe i bejne mbi ju tani sju pelqejne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë