ELBASAN – Teatri “Skampa”, qendra e aktiviteteve kulturore në Elbasan ka marrë pamjen e re, pas flakëve të gushtit të vitit të kaluar. Me pjesëmarrjen e ministrit të kulturës, Aldo Bumçi, deputetes së zonës dhe arsitëve të qytetit janë inauguruar ambjentet e reja të teatrit. Një prej teatrove më të rëndësishëm në Shqipëri, u shkatërrua plotësisht 6 muaj më parë si pasojë e një zjarri në një godinë pranë tij dhe u rindërtua falë SIGAL UNIQA dhe Bashkisë Elbasan.
DJEGIA
Më 4 Gusht 2011, Teatri Skampa u përfshi nga flakët si pasojë e të cilave u dëmtuan plotësisht skena, platea, lozhat dhe dhomat e artistëve dhe dëmet e llogaritura kapën vlerën e qindra mijëra euro. SIGAL pas kësaj humbjeje financiare vendosi t’i kthejë vlerën artistike dhe historike qytetit. Rikonstruksioni filloi brenda pak ditësh për të përfunduar në një kohë rekord prej 6 muajsh dhe u bë i mundur nga dëmshpërblimi i vlerës së dëmit të paguar nga kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA dhe kontributi i Bashkisë Elbasan.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com