DURRES - Familjarë, të afërm dhe miqtë e 22 vjeçarit hyjnë e dalin, por ende nuk kanë një arkivol për të qarë. Ata presin durueshëm duke fshehur dhimbjen dhe shprehen se morti i tyre është atëherë kur të kenë në shtëpi ato pak pjesë të trupi që i ka mbetur djalit të tyre nga djegia.
Për A1 Report xhaxhallarët e Rexh Myzyrajt, rrëfejnë dhimbjen për humbjen e nipit dhe apelojnë ndaj ministrisë së brendshme, të Jashtme dhe asaj të Shëndetësisë të ushtrojnë ndikimin e tyre për transportimin sa më parë të Rexh Myzyrajt.
"Janë disa procedura që sot disa të afërm kanë shkruar në Tiranë dhe nesër nisen për Francë. Kërkojmë sa më shpejt që të vijë kufoma e djalit."- u shpreh një nga xhaxhallarët e Rexh Myzyrajt.
Dyret e mortit qëndrojnë të hapura edhe në familjen Kaçorri, të cilët presin trupin e vajzës së tyre Erinda Kaçorri. Dy të rinjtë u shkrumbuan nga flakët e zjarrit që shpërtheu në rimorkion e një kamioni ku ata ishin fshehur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së të mërkurës në Dunkirk të Francës, ndërsa pritej që automjeti të imbarkohej në traget për në Angli.
"Goditja që na dha ne perëndia është shumë e rëndë. Babai i djalit që mbeti viktimë, është i sëmurë, pothuajse i paralizuar, nënë e ka më një veshkë, kanë dhe probleme me ekonominë. Vetë një djali ka asnjë djalë tjetër dhe ai shkoi. Kërkojmë nga shteti sa më shpejtë kufomën që të na i sjellin në shtëpi. Nuk dimë të presim njerëzit pa na ardhur kufoma."- shprehen të afërm të Erinda Kaçorrit.
Ata ishin nisur ilegalisht për të shkuar pranë të fejuarit të 25 vjeçares dhe kushëririt të 22 vjeçarit, i cili jeton në Angli.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO