U dorëhoq nga drejtësia, SPAK sekuestron 7 prona të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Nën hetim për deklarim të rremë pasurie

U dorëhoq nga drejtësia, SPAK sekuestron 7 prona të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Nën hetim për deklarim të rremë pasurie

Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dhe SPAK

SPAK i ka sekuestruar sot 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, ndërsa për të kanë nisur hetimet për deklarim të rremë pasurie. Bëhet me dije se Zenelajt i janë sekuestruar 1000 metra tokë në Porto Palermo dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin. Po ashtu atij i është sekuestruar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin.

Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetingut.

Në vitin 2016 ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës. Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2. Po ashtu ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

VIDEO: Emisioni i njohur grek “vjen” në Shqipëri, gazetarët takohen me Ramën dhe me minoritetin grek në Dropull

VIDEO: Emisioni i njohur grek “vjen” në Shqipëri, gazetarët takohen me Ramën dhe me minoritetin grek në Dropull