Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Sergej Hasanpapaj, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Belgjika drejt vendit tonë.
Ai i dyshohet si vrasësi i Beldar Muçës, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Belgjikë.
Hasanpapaj u arrestua po atë vit në Belgjikë ndërsa njihet si mik i familjes Çapja dhe i përfshirë në një ngjarjesh kriminale në Elbasan.
Sipas policisë, 32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i caktoi në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Komente










