Ekzekutohet në Belgjikë, Bledar Muça, 43 vjeç. Ai ishte miku i ngushtë i Florenc Çapjas, ndërsa të dy janë emra të njohur për policinë dhe të përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend, kryesisht në Elbasan. Ai është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tij rreth orës 23.00 të 22 janarit. Autorët pasi e kanë qëlluar Muçën brenda makinës së tij, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sapo ka mbërritur pranë pallatit ku jetonte, Muça është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy autorë, të cilët po e prisnin në rrugë. 

Ngjarja ka ndodhur në provincën Antwerp, ndërsa sipas autoriteteve ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë. Shkak i ekzekutimit mendohet te jetë larja e hesapeve ku Muça, si krahu i djathtë i Çapjave është i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në Elbasan. Identifikimi i Bledar Muçës ka qenë i vështirë fillimisht, pasi mediat lokale raportuan për vdekjen e një shtetasi britanik, pasi Muça përdorte pasaportë britanike.

Bledar Muça, 43 vjeç, me origjinë nga Peshkopia ka jetuar prej vitesh në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepit dhe sulmin me armë ndaj disa policëve në Elbasan. Ndaj Bledar Muçës dhe mikut të tij Florenc Çapjes janë bërë dy atentate në 2016 brenda pak muajve, por që kanë shpëtuar me plagë të lehta.

Edhe miku i tij Florenc Çapja është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhet i strehuar në Dubai, vend i kthyer në një strehë për kirminelët shqiptare, pasi ku qeveria shqiptare nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit,

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
U vra në Belgjikë, Bledar Muça i shpëtoi dy atentateve brenda pak muajve! Të gjitha veprat për të cilat akuzohet

Bledar Muça i ekzekutuar një ditë më parë në Belgjikë nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i akuzuar për përfshirjen në shumë ngjarje kriminale, ndërsa i ka shpëtuar dy herë atentatit me mikun e tij Florenc Capja. Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, por asnjëherë nuk u arrestua apo vuajti ndonjë dënim.

2011, vrasja e Ilir Rexhepit: Biznesmeni u ekzekutua me dy plumba ndërsa fajtor u shpall Bledar Muç, i cili u arratis në Greqia dhe më pas në Belgjikë.

2016: Bledar Muça u dënua me 2 vite burgim nga gjykata e Elbasanit për goditjen me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, goditje kjo që është kryer gjatë detyrës së tyre, teksa po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë.

Atentati shkurt 2016:  Bledar Muça e Florenc Çapja, i shpëtuan një atentati, ku mbetën të vrarë  Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit  në një lokal në dalje të qyteti të Elbasanit

Atentatit i qershorit 2016:  Bledar Muça e Florenc Çapja ishin shënjestër e një atentati me armë në Elbasan. Në mes të ditës mbi makinën me të cilën ata udhëtonin u zbrazën plumba kallashnikovi. Autori Shkëlzen Hasanpapaj, i veshur me uniformë ushtrie dhe që në dorë mbante një çantë kamoflazhi brenda së cilës kishte futur një automatik, ai që qëlloi dhjetëra plumba mbi automjetin tip “Golf 5”, në të cilin udhëtonte Bledar Muça dhe Florenc Çapja. Ata shpëtuan falë xhamit të blinduar të makinës.

Maj 2020: Bledar Muça aksidentoi gardianin Hekuran Pisha. Pisha po udhëtonte me motorin e tij, kur është përplasur nga makina e Bledar Muçës. 24 orë nga arrestimi, Muça është lënë sërish i lirë.