‘Ju rrezikohet jeta!’ Si u deportuan nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! U morën në mesnatë nga një kamp e u sollën me avion në Tiranë

TIRANË- A është më Dubai më vend i sigurt për të kërkuarit e drejtësisë shqiptare? 

Me sjelljen në Shqipëri një ditë më parë të dy të shumë të kërkuarve Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, duket se ky mit ka rënë dhe  të njëjtin fat mund ta kenë edhe personazhe të tjerë të botës së krimit,  ndaj të cilëve ka një urdhër  ndërkombëtarër arresti dhe një vendim gjykate për caktimin e masës së sigurie “arrest me burg”.

Në rastin konkret nuk jemi përballë një ekstradimi tipik ku të kërkuarit dalin para gjykatës dhe është kjo e fundit që vendos, por të një tjetër procedure të ndjekur nga autoritete e atij vendi.

Shqiptarja.com dhe Report Tv zbardh detajet e asaj që dje kreu i policisë Muhamet Rrumbullaku duke njoftuar se kishin arritur të sillnin në Tiranë dy të shumëkërkuarit u rezervua të tregonte më shumë detaje për procedurën, por e quajti  'operacion sekret'  . Pamjet që policia bëri publike nga momenti i mbërritjes në aeroportin 'Nënë Tereza', Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë të veshur me shapka, pantallona të shkurtra, dhe bluzë të shkurtër, ç'ka tregon se transferimi i tyre është bërë në mënyrë të shpejtë dhe papritur. 

Mësohet se Dervishaj dhe Meçaj janë marrë në mesnatë me pretendimin se u rrezikohej jeta dhe pasi kanë qëndruar për disa dite në një kamp i kanë sjelle me avion drejt Shqipërisë pa kaluar më parë nga gjykata.

Ky pretendim është ngritur edhe prej Dervishajt dhe avokatit të tij në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, ku  iu verifikua masa e sigurisë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ai ka pretenduar se mënyra e sjellës së tij ka qenë jo ligjore. Qëndrim ndryshe ka mbajtur shoku i tij Julian Meçe dhe avokati i tij mbrojtës. Ai ka çuditur jo pak gjykatën kur është shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se ka ardhur vetë për tu përballur me drejtësinë dhe kanë kërkuar masa më të buta sigurie pasi sipas tyre nuk kanë rrezik ikje.

Në seancën ku ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK drejtuesi Altin Dumani, nuk është bërë me dije mënyra se si dy të shumëkërkuar iu dorëzuan autoriteteve shqiptare, dhe kjo nuk ishte pasqyruar as ne dokumentacion.

Ditën e premte Dervishaj do të dalë sërish para gjykatës për masën e tjetër të sigurisë që ka marrë  me lidhje me dosjen “asgjë nuk harrohet” ku akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe  Klodian Saliut.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 16/08/2024 17:18

    Perfunduan si hale si gjith shoket e vet.irndrit rusi.indrit tauallai lul b..dhe mond cekici ku jane sot.qenka bo si lyps ky plarenti ahahahhaha.nga gango ne endacak.i paskan fut shiringen e betonit haahahhaahha

    Përgjigju
  • Eri: 16/08/2024 07:19

    Të gjithë vetë vijnë nga Dubai kur mbarojnë lekët, s’kanë lidhje operacionet speciale.

    Përgjigju
  • Edi25252: 15/08/2024 15:13

    Po të kishin ardhë me dëshirë do ishin veshur pak më seriozisht . Ata erdhën me shapka dhe si plazhistë langaraqë . I rrëmbyen ashtu siç ishin në shtëpi dhe ndenjën në kamp disa ditë me të njëjtat rroba . Kriminelët në burg përjetë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim