I ekstraduar të shtunën nga Dubai, Sajmir Kolaveri, i akuzuar si ndihmës në vrasjen i Klevis Lleshit në 2020-ën u, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme, u la në burg në rivlerësimin e masës së sigurisë këtë të diel.
SPAK zbardhi vrasjen e 22-vjeçarit në shtator 2025 duke çuar në arrestimin e 3 personave dhe shpalljen në kërkim të porositësit.
Në pranga ra autori i dyshuar Sabah Nuzi, i paguar nga porositësi Aurel Hoxha me 50 mijë euro për eliminimin e 22-vjeçarit.
Po ashtu u arrestua Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit në vrasje.
Saga e hakmarrjes mes fiseve Hoxha e Lleshi nisi që në vitin 2012 kur Arben Lleshi vrau vëllain e Aurel Hoxhës në Mbretërinë e Bashkuar. Pak vite më vonë, Hoxha porositi dhe organizoi ekzekutimin e kushëririt të Arben Lleshit, Klevisit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente









