U fërshëllye nga fansat e PSG, Henry: Leo Messi duhet ta mbyllë karrierën e tij tek Barcelona, nuk u largua siç duhet

U fërshëllye nga fansat e PSG, Henry: Leo Messi duhet ta mbyllë karrierën e tij tek Barcelona, nuk u largua siç duhet

Thiery Henry, Lionel Messi

Futbollisti legjendar francez, Thierry Henry ka deklaruar se do të dëshironte ta shihte Lionel Messin duke e mbyllur karrierën e tij tek Barcelona. Argjentinasi i cili luan aktualisht për klubin e vendit të parë në ligën franceze, ka një kontratë me PSG deri në qershor të këtij viti, por e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Duke analizuar për “Amazon Prime Video”, Henry u shpreh se kishte dëshirë që të shihte Messin të rikthehej në Barcelonë ku fitoi një numër të madh trofesh dhe u konfirmua si një ndër futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

 “Unë do të doja ta shihja atë të përfundojë karrierën e tij te Barça, është një dëshirë. Nuk po them se ai duhet të largohet nga PSG ose të mos largohet nga PSG. Jam i lumtur që e shoh në ligën franceze. Por, ngacmimet herën e fundit nuk ndihmuan. Trembëdhjetë gola, trembëdhjetë asistime (në Ligue 1 këtë sezon), po flasim për lojtarin më të mirë aktual në botë, në rregull?”, tha fillimisht legjenda e Arsenalit.

Henry, i cili luajti së bashku me Messin te Barcelona nga viti 2007 deri në 2010, përmendi dashurinë e tij për sportin dhe kontributet e 35-vjeçarit në Barcelonë si arsye për qëndrimin e tij.

“Ka të bëjë me dashurinë e lojës, për atë që ai bëri për këtë klub. Ai nuk u largua ashtu siç duhej. Është diçka që ende më shqetëson dhe mendoj se e shqetëson edhe atë”, shtoi 45-vjeçari.

Francezi u shpreh në kët^ mënyrë pas fishkëllimave që Messi mori nga fansat e PSG-së si pasojë e eleminimit nga Champions League dhe rezultatet e fundit. 

Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021, duke i dhënë fund lidhjes 21-vjeçare me klubin katalanas. Pavarësisht largimit të tij, ai mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Barcelonës, duke fituar 10 tituj të La Ligës, shtatë Kupa të Mbretit dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Deklarata e bërë nga zëvendës presidenti i Barcelonës, Rafa Yuste i cili ka pranuar ditë më parë se janë në bisedime me të, ka bërë që të ketë dyshime për një rikthim të mundshëm në Katalonjë të shtatë herë fituesit të topit të artë.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është i lidhur me një rikthim në “Camp Nou” pas përfundimit të sezonit aktual, me zëvendës-presidentin e Barçës, Rafa Yuste, që pranoi ditë më parë se janë bisedime për një rikthim të mundshëm të “pleshtit”. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit