U filmua duke bërë pazare, gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu ‘sëmuret’ sapo i afrohet Vettingu, jep dorëheqjen dhe nuk paraqitet në seancë

U filmua duke bërë pazare, gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu ‘sëmuret’ sapo i afrohet Vettingu, jep dorëheqjen dhe nuk paraqitet në seancë

Gjyqtarja Pajtime Fetahu

Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu i ka dhënë fund karrierës 20-vjeçare në sistemin e drejtësisë, duke dhënë dorëheqjen. Zonja Fetahu pretendon se është sëmurë pasi Komisioni i Vetingut e ka njoftuar për t’u paraqitur në datën 15 nëntor 2022, në seancë dëgjimore, për t’u njohur me rezultatet e hetimit gati dyvjeçar. Procesi i Vetingut për gjyqtaren e Elbasanit ka nisur që në dhjetor të vitit 2020. Komisioni i Vetingut e kishte ftuar për t’u paraqitur ditën e djeshme në seancë dëgjimore. Gjyqtarja Pajtime Fetahu nuk ishte e pranishme, por përfaqësohej nga avokatja Regleta Panajoti. Kjo e fundit ka qenë gjyqtare, por është përjashtuar përt15 vite nga drejtësia me vendim të KPA-së, pasi dha dorëheqjen nga sistemi. 

Regleta Panajoti kërkoi dje nga Komisioni i Vetingut për të ndërprerë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi kishte dhënë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtares. Dorëheqjen Pajtime Fetahu e ka motivuar me një gjendje jo të mirë shëndetësore si dhe me daljen në pension të parakohshëm. Gjatë seancës së djeshme dëgjimore, trupi gjykues tha se gjyqtarja e Elbasanit nuk ishte e qartë se pse e kishte dhënë dorëheqjen, pasi një herë thoshte për dalje në pension të parakohshëm, dhe një diku tjetër për dalje në pension të detyrueshëm. Komisioni i Vetingut do të vendosë se si do të procedojë me gjyqtaren, nëse do ta shkarkojë nga detyra, do vlerësojë mbushjen e moshës së pensionit apo do ta përjashtojë me 15 vite nga sistemi. 

Pajtime Fetah e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 pranë Gjykatës së Elbasanit. Vitin e kaluar, Pajtime Fetahu iu nënshtrua një procedimi disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për cenim të figurës së gjyqtarit dhe paanshmërisë në gjykim. Në fund, KLGJ-ja ndëshkoi gjyqtaren duke i ulur pagën për 6 muaj me 20 %.

Në shkurt të vitit 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi u kap nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, gjyqtarja kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka.

Pezullimi i gjyqtares erdhi pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi pezullimin e përkohshëm nga detyra, të gjyqtares deri në përfundimin e procedimit penal në ngarkim të saj. Menjëherë pas transmetimit të filmimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, ndërkohë që urdhëroi dhe arrestimin e dy sekserëve, shtetasve Enver Disha punonjës policie dhe edhe ish-oficeri i burgjeve Behar Kola që bënte edhe rolin e sekserit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në shtator të po atij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi çështjen penale për gjyqtaren, me arsyetimin se nuk u provua përfshirja e gjyqtaret në korrupsion. Çështja për dy sekserët u transferua në prokurorinë e zakonshme. Me mbylljen e dosjes, në maj të vitit 2018, KLD-ja e riktheu Pajtime Fetahun në drejtësi. 

Në vitin 2019, Dafina Peci, banore e fshatit Gjinar në Elbasan, akuzoi gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, se ka falsifikuar një vendim, duke rritur në mënyrë fiktive sipërfaqen e tokës së saj në Gjinar. Për të njëjtën çështje, sipas saj, Pajtime Fetahu ka dhënë dy vendime identike, por me sipërfaqe toke të ndryshme. Gjyqtarja u lakua sërish në prill të vitit 2020, pasi liroi nga burgu dy herë Artan Drizën, i kapur me 81 doza heroinë, të gatshme për t'u shpërndarë tek konsumatorët. Kur Dirza theu arrestin shtëpiak, Fetahu e liroi sërish.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adile Frasheri: 02/07/2023 02:43

    Gjyqtaret dhe prokuroret shkelin ligjet, si ka mundesi te mos denohen, ato denojne njerez te pafajshem, dhe nuk denojne kriminela dhe faktet tregojne se kan blere prona qe nuk mundet kurre te justifikohen. Pasuria e tyre e paligjshme nuk eshte vjedhje por KRIM, po keto plehra denojne njerez per vjedhjen e nje biciklete. Kur do veproj ligji mbi keto??? Mendoj se Vettingu eshte nje lloj loje tjeter qe i zgjat jeten ketij llumi qe luajne me jetet e njerezve. Keto jan me kuptimin e plote Mafje luajne me fatet e njerezve.

    Përgjigju
  • Paul: 17/11/2022 02:42

    keto gjyqtare plehra duhen varur per kembesh....

    Përgjigju
  • Iris: 17/11/2022 00:02

    U filmua me video dhe audio duke kerkuar ryshfet dhe prape prokuroria nuk gjeti fakte per korrupsion?!Te ne nje prokuror //i mire//,vlen me shume se nje avokat e gjykates te marre se bashku.

    Përgjigju
  • edi: 16/11/2022 21:30

    uauu ca eshte kjo mo amam qenka tmerr ne pamje me trembi

    Përgjigju
  • Mondi: 16/11/2022 19:49

    Me ate surrat duhet te futet ne shpelle jo te veje ne gjykat

    Përgjigju
  • Tani: 16/11/2022 19:31

    As per pastruese nuk e merr njeri kete, e jo me gjyqtare.

    Përgjigju
  • vlora: 16/11/2022 18:36

    Kjo eshte reforma e ideuar nga Xhafa ku hajduteve nuk u la dericken hapur per te dale po e shqeu gardhin fare

    Përgjigju
  • Fadili: 16/11/2022 18:25

    Investo ca leke per fytyren se qenke per ibret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës