Dinamo ka gjetur zëvendësuesin e Simon Simonit teksa ka prezantuar portierin italian Luca Crosta. 24-vjeçari bashkohet me Blutë pas aventurës me PASA Irodotos në Ligën e Dytë greke.
"FC Dinamo njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Luca Crosta, i cili ka firmosur për të qenë pjesë e bluve deri në vitin 2025. 24-vjeçari i cili është formuar në akademinë e AC Milan si dhe ka luajtur edhe në Serie A me skuadrën e Cagliari-t, vjen tek blutë e kryeqytetit pas një eksperience në ligën e dytë greke me skuadrën Irodotos FC", njofton Dinamo.
I formuar te moshat e Milan, Crosta ka luajtur edhe në Serie A me Gagliarin në 2020, teksa ka qenë pjesë edhe e Livornos, Alessandria apo edhe Renate. Kështu, Dinamo ka në portë një futbollist me eksperiencë për të zëvendësuar Simon Simonin të larguar te Eintracht Frankfurti në Bundesligë.