U fotografua nga një student teksa lyente muret e fakultetit, dekani shqiptar në Shkup: Veprim i zakonshëm, çdokush do ta bënte

Dekani i Fakultetit të Arteve dramatike në Shkup, Besfort Idrizi u bë viral me foton ku ai vetë lyen muret e godinës së fakultetit. Idrizi në një intervistë për Report TV thotë se foton ia bëri një student që u çudit me veprimin e tij, por për të ndihma që ai u dha bojaxhinjëve është veprim i zakonshëm.

Në një lidhje skype, Besfort Idrizi me modesti u shpreh se ndihmesa e tij në mirëmbajtjen e fakultetit nuk është një temë që duhet komentuar kaq shumë, pasi sipas tij është diçka shumë e zakonshme që çdokush në vendin e tij do ta bënte.

“Fotografia që u shpërnda, u bë lajm dhe u bë shumë virale nuk mendoj se do të duhej të ishte në faqet e portaleve, pasi nuk ka material për lajm aty. Pasi mendoj se është një gjë shumë e zakonshme dhe mendoj se çdokush do ta bënte. Përveç asaj që duket bëhet fjalë për një ndihmesë timen dhe foto nuk është bërë për publicitet, është një foto që është bërë nga një student, i cili ndoshta ka menduar se është e pazakonte që edhe dekani të përfshihet në restaurimin e fakultetit”, u shpreh Idrizi.

Nisur nga situata e vështirë, si pasojë e tkurrjes së numrit të studentëve për shkak të fenomenit të largimit të tyre drejt vendeve të zhvilluara, dekani i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup tha se me të njëjtën sfidë si në Shqipëri po përballen edhe institucionet arsimore në Maqedoni dhe rajon.

 “Nuk ka shumë dallime nga situata në rajon, pra ka të bëjë me disa sfida me të cilat ballafaqohemi të gjithë si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Shqipëri dhe në shtetet përreth. Pra bëhet fjalë për një ‘ikje të trurit’, pasi kemi gjithnjë e më pak studentë dhe të rinj të cilët e shohin veten në fakultetin dhe në shtetin tonë. Gjithnjë e më shumë rinia tenton të ikë jashtë vendit dhe të vazhdojnë jetën personale dhe profesionale në Evropë dhe botë. Nuk është diçka që ndodh vetëm në fakultetin tonë por ka një rënie të interesit të studentëve masivisht në vend dhe shpresoj që në të ardhmen të gjejmë ndonjë strategji që të ndalojmë fenomenin e ikjes së të rinjve”, tha Idrizi.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion