ELBASAN - Një atentat i dështuar është regjistruar pak pas mesditës të kësaj të shtune në një lokal në hyrje të qytetit të Elbasanit. Një 52-vjeçar i ulur në një lokal është çuar dhe i ka vënë pistoletën në kokë një personi i identifikuar si Ermir Kertezi, 50-vjeç. Arma nuk ka shkrepur dhe objektivi është larguar me vrap duke shpëtuar mrekullisht. Autori Poli Boriçi është arrestuar vetëm pak minuta më pas.

Ky është momenti kur, Poli Boriçi, 53-vjeçar i vendos pistoletën në kokë Ermir Kërtezit në Elbasan në tentativë për ta ekzekutuar, por pistoleta nuk shkrepet dhe 50-vjeçari shpëton për mrekulli. 

Ngjarja e ndodhur rreth orës 12:40 të së shtunës i shtangu të gjithë të pranishmit në lokalin në hyrje të qytetit të Elbasanit, i cili në ato momente ishte plot me klientë.

Gjithçka ndodhur për 37 sekonda. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket objektivi i atentatit, 50-vjeçari Kërtezi, i veshur me bluzë të zezë. Ai fillimisht ndodhej brenda lokalit, kalon mespërmes ambienteve të jashtme të barit, dhe ndalet për pak sekonda jashtë.

Por lëvizjet e tij duket se janë ndjekur nga një tjetër person, i veshur me të bardha, me kapele të zezë, dhe në çantën e varur në trup mbante armën pistoletë. Atentatori Poli Boriçi ishte në kafe në shoqërinë e bashkëshortes.

52-vjeçari Boriçi çohet menjëherë, nxjerr pistoletën, ia vendos në kokë Kërtezit por arma i bllokohet. Objektivi reagon shpejt, shtyn atentatorin e tij, dhe ka arritur të largohet me shpejtësi. Boriçi e ka ndjekur për pak metra personin që donte ta eliminonte dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por arratia i ka zgjatur vetëm pak pasi policia ka mundur ta lokalizojë dhe ta arrestojë.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori 52-vjeçar tentoi të vriste 50-vjeçarin.

Deri tani, motivi mbetet i paqartë dhe pritet të jetë një prej pikave kryesore të hetimit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Tentoi të vriste 50 vjeçarin në Elbasan, pas arrestimit autorit i sekuestrohet edhe pistoleta (VIDEO)

Uniformat blu kanë reaguar pas atentatit të dështuar në një lokal në Elbasan.

Pas arrestimit të 52-vjeçarit blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe  armën e zjarrit, pistoletë.

Njoftimi i policisë

Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Xh.K/P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
2.9 / 5 (14 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Edo akoma ne det ti: 16/08/2026 00:18

    Hajde alboniston hajde

    Përgjigju
  • Nardi: 15/08/2026 18:46

    Ne e leme mbrapa meksiken! Ata jane te mbaruar! Ne te fikim ne pazar! Dhe ky i gjori kushedi si e ka patur hallin dhe shkoi ta vriste por nuk ndodhi! Jetegjati nuk behet jeteshkurter. Po si popull ne ja kalojme meksikes!

    Përgjigju
  • hmm: 15/08/2026 18:44

    admiroj qetesine e zonjes

    Përgjigju
    • Adi: 15/08/2026 23:35

      Dmth qe kjo zonja ishte ne dijeni. Me pak fjale bashkepuntore

  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?