Një ngjarje fatkeqe ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia e këtij qyteti bën me dije se një person rreth 72-vjeçar ka ndërruar jetë teksa transportohej në spital.

Shtetasi në fjalë F. H, ka qenë duke u larë në det në zonën pranë shkollës së Marinës kur është nxjerrë në gjendje të rëndë. Menjëherë është nisur drejt spitalit, por fatkeqësisht gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

72-vjeçari në momentin që ka qenë duke bërë plazh ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.