U gjet 29 herë fajtore, FIFA dënon me dorë të hekurt Chelsea-n

U gjet 29 herë fajtore, FIFA dënon me dorë të hekurt Chelsea-n

Chelsea Football Club

FIFA ka vepruar me dorë të hekurt ndaj Chelsea duke e dënuar me pezullim të merkatos në dy sesionet e ardhshme. Ky vendim radikal ka ardhur pasi klubi londinez është gjetur 29 herë fajtor për nënshkrimin e kontratave me lojtarë nën moshën 18-vjeç.

Ky nuk është dënimi i vetëm për Chelsea-n pasi FIFA e ka gjobitur edhe me 400 mijë stërlina. Gjithashtu gjobë ka patur edhe për federatën angleze e cila ka lejuar të ndodhin këto shkelje. 391 mijë stërlina për FA.

Me këtë vendim Chelsea nuk do ta ketë të mundur të blejë Higuain në fund të sezonit dhe ky i fundit do të qëndrojë sipas kontratës deri në fund të sezonit i huazuar. Ndërkohë vetë klubi londinez ka marrë masat duke e apeluar çështjen në CAS.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit