FIER - Trupi i pajetë i 33 vjeçares, Silvana Beqiri, e ekzektuar tre muaj më parë në Francë, ende nuk është kthyer në Shqipëri për tu prehur pranë të afërmve në Ndërmenaz të Fierit.

Babai i saj, Mehmet Beqiri ,pak kohë më parë u nis drejt Francës për të tërhequr trupin e së bijës, por autoritet ligj-zbatuese në Francë me pretendimin se hetimet për vdekjen e saj janë të hapura refuzuan t'ia jepnin trupin.

Beqiri nuk gjeti zgjidhje as në dyert e ambasadës shqiptare në Francë, e pamundësia ekonomike për të qëndruar atje, beri që ai të kthehej në atdhe pa pritur mbylljen e hetimeve që janë në vijimësi.

Nëpërmjet televizioni A1 Report, Mehmet Beqiri, i bën apel instancave shtetërore ta ndihmojnë për kthimin e trupit të së bijës për tu varrosur në atdhe. Silvana Beqiri nënë e dy fëmijëve u gjet e ekzekutuar me armë zjarri shtatorin e këtij viti në francë. Për vrasjen e saj ende nuk ka asnjë të ndaluar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)