U gjet pa ndjenja në dushin e Burgut të Rrogozhinës, vdes në spital i dënuari për drogë! Shkaqet e dyshuara dhe EMRI

U gjet pa ndjenja në dushin e Burgut të Rrogozhinës, vdes në spital i dënuari për drogë! Shkaqet e dyshuara dhe EMRI

Burgu i Rrogozhinës

Rrogozhinë- Një tjetër i dënuar ka humbur jetën ditën e sotme (26 Gusht), teksa vuante izolimin për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së drogës në Burgun e Rrogozhinës.

Drejtoria e Burgjeve konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima është Erlad Helshani, 43 vjeç, banues në Kavajë.

“Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mësohet se Helshani po trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak, gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.

“Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria, dhe familjarët e të ndjerit”, sqaruan Burgjet procedurat e para.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Po sot në mëngjes, u njoftua edhe humbja e jetës së një tjetër të dënuari, Fotaq Zaharisë, nga Vlora, për shkak të problemeve respiratore nga të cilat vuante prej 22 Korrikut dhe përkeqësimit më 16 Gusht, kur u shtrua në QSUT për trajtim.

Zaharia ishte dënuar me 25 vite burg për grabitje dhe pengmarrje pas trazirave të vitit 1997, teksa ishte edhe i paralizuar nga një plumb gjatë plagosjes së tij në operacionin e arrestimit gati dy dekada më parë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 26/08/2024 12:49

    Çdo muaj nje i burgosur i vdekur me ardhjen e drejtorit te ri te burgjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Bombardimet intensive të Rusisë, NATO në alarm! Polonia ngre avionët, Zelensky apelon: Ndërhyni për të mbrojtur edhe veten tuaj

Bombardimet intensive të Rusisë, NATO në alarm! Polonia ngre avionët, Zelensky apelon: Ndërhyni për të mbrojtur edhe veten tuaj