TIRANE- Një histori e rrallë birësimi. Bajram dhe Nadile Çarçiu nga Divjaka kishin 8 vajza në familje, por mungesa e një djali i shtyu ata të merrnim një vendim për të birësuar një djalë, i cili do të trashëgonte jo vetëm emrin, por edhe pasurinë e familjes, sipas traditës. Fati e çoi djalin 2-vjeçar me emrin Shpëtim, të bëhej anëtari i 11 të familjes Carciu.
Sipas historisë që i kishte rrëfyer nëna e tij birësuese Nadilja, Shpëtimi ishte gjetur poshtë një peme ulliri nga një çoban, në një fshat të Orikumit, në Vlorë.
I lindur më 24 dhjetor të vitit 1965 me vendbanim në Vlorë, ai quhej Ndriçim dhe deri në moshën 2-vjecare u rrit në shtëpinë e fëmijës në qytetin bregdetar.
Ai u birësua dy vite më pas nga cifti Çarçiu, dhe pas kësaj Ndriçimi dy vjeçar do të quhej Shpëtim. Kështu vendosi babai i tij birësues ta quante djalin që shpëtoi. Kur iu bashkua familjes Shpëtimi kishte 6 motra më të rritura dhe dy motra më të vogla.
Familja Çarçiu kishte pësuar më parë edhe një fatkeqësi, kur një nga vajzat në moshën 17 vjecare, ishte mbytur.
Kur erdhi Shpëtimi lumturia mbizotëroi në familje. Ai u prit mirë nga 8 motrat e tij në fshatin Kryekuq, të Divjakës dhe mbeti gjithnjë djali i vetëm i familjes.
E mësoi vonë birësimin e tij, pasi familja Çarçiu nuk donte ta humbiste ngazëllimin e pamatë që kishte sjell në familje ardhja e një djali, pas 8 motrave.
Kur shokët e ngacmonin se ai nuk ishte djali i asaj familje, ai pyeti të atin. Por Bajrami ende nuk e kishte vendosur t’i tregonte të vërtetën deri ai zbulon pasi bëri pasaportën se vendlindja e tij nuk ishte Divjaka ku kishte jetuar në kaq vite, por Vlora. Një qytet që atë nuk e kishte lidhur me asgjë tjetër përveçse ditëve të pushimeve si një qytet bregdetar.
Nena ia tregoi të vërtetën dhe arsyen e birësimit. Shpëtimi nuk e e ka braktisur vendin ku u rrit. Qëndroi deri në fund kur prindërit u ndanë nga jeta. Ai është i martuar dhe ka tre djem dhe një vajzë. Ende jeton në Kryekuq, të Divjakës, pasi aty trashëgon edhe të gjithë tokat që i la babai birësues.
Ai kërkon prindërit, për të njohur rrënjët biologjike.
’’Nëse ka një motër të bëhet me 9 dhe nëse familja biologjike ka një djalë të bëhet me një vella’’ kështu shprehet ai në emisionin Pa Gjurmë.