U gjobitët se tejkaluat afatet e qëndrimit jashtë vendit gjatë karantinës? Miratohet vendimi për rimbursimin/ Dokumentet që duhet t’i dorëzoni te 'Tatimet'

U gjobitët se tejkaluat afatet e qëndrimit jashtë vendit gjatë karantinës? Miratohet vendimi për rimbursimin/ Dokumentet që duhet t’i dorëzoni te 'Tatimet'

Foto ilustruese

TIRANË- Çdo qytetarë që është gjobitur në vendet e Bashkimit Europian se ka tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, duhet të bëjë gati dokumentacionin për të përfituar rimbursimin e pagesës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar rimbursimin e gjobave dhe përfitojnë ato qytetarë që nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020, që përkon me karantinën e vendosur prej COVID-it. 

Dokumentet duhet të dorëzohen nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT).

"Rikujtojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se me VKM nr. 474, datë 15.6.2020, është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura nga autoritete të shteteve të huaja për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020. (...) Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT). Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr.474, datë 15.06.2020. Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi, mund të kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00), si dhe mund të dërgoni email në adresën [email protected]", njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.  

Dokumentet që duhet t’i dorëzoni te 'Tatimet'
Mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar
formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare
vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit)
Fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti)
Të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN)
Numër kontakti personal ose adresë email

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren