Kirurgu nga Shkodra, Besmir Grizhda, i cili u dhunua nga bashkëshorti i njërës nga pacientet e tij një ditë më parë, ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Në një rrëfim për “Skodra News”, ai tha se jo vetëm që e ka trajtuar në mënyrë speciale pacienten, por edhe i ka blerë ilaçe nga xhepi i tij.
 
“Kam pasur një konflikt me një familjar të një paciente që e trajtojmë rregullisht. Bashkëshorti i saj ka pretendim se i zgjatet trajtimi ndërkohë qe ai ka kartelë psikiatrike! Për më tepër nuk ia merr mjekimin bashkëshortes. Pacienten e kam trajtuar sipas protokolleve më të mira, biles duke i siguruar edhe medikamente privatisht meqë kishte me marrë mjekim për shumë kohë dhe e kam ndihmuar sado pak! Për më tepër kjo paciente është e para që merr me rimbursim një ilaç të shtrenjtë shumë! Për më gjatë zyrtarisht do reagojë edhe spitali i Shkodrës. Falenderoj ata që më kanë mbështetur dhe janë solidarizuar me mua”./ShkodraNews

Ditën e djeshme Besmir Grizhaj 32- vjeç u qëllua me grusht nga Ali Kopliku.

Kanë qenë koleget e Grizhajt ato të cilët kanë ndërhyre dhe më pas i kanë dhënë ndihmën e parë kirurgut.

Më pas mjeku ka bërë denoncim pranë komisariatit të Shkodrës

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com