Tragjedi në Himarë, katër adoleshentë përplasin jet skitë në det! 16-vjeçari në reanimacion në gjendje të rëndë, plagoset shoku i tij pasagjer

HIMARË- Pushimet u kthyen në tragjedi në Himarë! Katër adoleshentë nga lagjia “Ali Demi” e Tiranës, të moshës 16-vjeç dhe 17-vjeç, shokë me njëri-tjetrin morën dy motorë uji me qira në plazhin e Llamanit dhe u hodhën në aventurë. Loja me “jetski” në det dhe shpejtësia çoi në tragjedinë e se martës.

Dy jetski-të u përplasën në det në hapur e për pasojë 16-vjeçari me iniciale K.Xh. mbeti i plagosur rëndë, me dëmtime në kokë. Sot mësohet nga Spitali i Traumës se 16-vjecari ndodhet në gjendje shumë të rëndë, në vdekje klinike. I plagosur mbeti dhe shoku i tij që ishte pasagjer në jetski, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy bashkëmoshatarët që ishin në motorin tjetër shpëtuan pa lëndime. Ata njoftuan pronarin që u kishte dhënë mjetet lundruese me qira, Renato Panajoti për të nxjerr nga deti të plagosurin.

Fillimisht adoleshentët që shpëtuan pa lëndime dhanë dëshmi të rreme, duke u përpjekur të fshehin ngjarjen. Ata i thanë policisë se miku i tyre u plagos pasi ra nga shkëmbi. Ngjarja u zbardh sot nga policia e Vlorës e cila bën të ditur se dy “jet-ski” janë përplasur gjatë manovrave te gabuara në det.

Në hetim për ngjarjen është 17-vjeçari me iniciale U.K. që drejtonte motorin e ujit, i cili dyshohet se u përplas me motorin që drejtonte miku i tij që mbeti i plagosur rëndë. Ai akuzohet për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Po kështu po hetohet për shkelje të rregullave në punë, Renato Panajoti, pronari i mjeteve lundruese në Himarë. Deri në sqarimin e rrethanave është pezulluar aktiviteti i tij privat per dhenien me qira te mjeteve lundruese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:17
U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit në Himarë, 16-vjeçari në gjendje të rëndë

1692123448_vlore.jpg

16-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e 2 jet skive në plazhin e Llamanit, është në gjendje kritike për jetën.

Megjithëse u raportua fillimisht se 16-vjeçari ka ndërruar jetë, burime nga spitali i Traumës në Tiranë thanë për Report Tv, se i mituri është në reanimacion në gjendje kritike për jetën. Sipas mjekëve ai është në gjendje të pakthyeshme e se vetëm një mrekulli nga Zoti do të mund ta shpëtonte.

Ngjarja u regjistrua pasditen e 15 gushtit 2023, ndërsa 16 vjeçari K.XH u soll me helikopter në Tiranë nga ku mjekët konstatuan gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë future në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K

Ora 21:42
Përplasja me Jet ski e adoleshentëve në Himarë ku u plagos rëndë 16-vjeçari, policia: 2 persona nën hetim

Policia ka sqaruar ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Himarë.

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot, në Llaman, ku aksidentalisht u dëmtua rëndë shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe u dëmtua lehtë shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, po nga Tirana, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për  shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.  

Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

Nga hetimet ka rezultuar se:

Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë,  për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje."

Ora 19:29
Në plazhin e Llamanit, 16 vjeçari u nxorr nga deti pa ndjenja dhe i gjakosur, pushuesit i dhanë ndihmën e parë

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Llamanit ditën e sotme, ku një djalë është nxjerrë nga deti pa ndjenja.

Në videot që qarkullon online dëshmitarët bëjnë me dije se kanë qenë dy shokë të cilët po bënin xhiro me motor deti, por disa minuta më pas, njëri prej tyre është nxjerrë nga deti pa ndjenja dhe i gjakosur.

Plazhistët mundohen t'i japin të riut ndihmën e parë. Më pas në vendngjarje. Adoleshenti është transportuar drejt spitalit me ambulancë.

Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti në det.

 

Ora 19:18
U përplasen me jet ski në Himarë, 16 vjeçari sillet në gjendje të rëndë tek Trauma, shoqërohet në polici pronari i jet skive

1692116627_vlore.jpg

Report TV mëson se 16 vjeçari ndodhet në gjëndje të rëndë tek spitali i Traumës i cili ka mbërritur rreth orës 19:00.

Mësohet se ai është në intubim.  Për shkak të gjëndjes së rëndë, në rrezik për jetën, adoleshenti nuk mund të futet as në operacion.

Mësohet se është shoqëruar në polici edhe pronari i jet skive. 

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhurata uruci: 16/08/2023 12:30

    Te hetohet mjekja ne shkoder Dhurata uruci per Korrupsion shperdorim detyre mosdeklarim pasurie . Mjekja jep rraporta fiktive kundrejt pagesave , modifikon diagnozat per efekte qellime perfitimi kempesh. Te hetohet imtesisht pasuria makina shtepia.

    Përgjigju
  • jevgj country: 16/08/2023 09:42

    vetem perpara

    Përgjigju
  • Në fillim u munduan: 16/08/2023 09:16

    T'a mbulonin papërgjegjshmërinë e pronarit me dëshmi të rremë se kështu janë idiotët, dhe ata që paguajnë e ata që korruptohen, pastaj e kuptuan që nuk e mbulonin dot dhe ja ku jemi... Fëmijët nuk mund të drejtojnë makinë jo me jet ski pa masa sigurie për jetën, jo monitorimi, dhe pa plan shpëtimi nga këta pronarë dhe shteti që do lek e taksa dhe mbyll sytë.

    Përgjigju
  • paemer: 16/08/2023 09:09

    vend bananesh ku jeta e njeriut svlen asgje perpara parase....

    Përgjigju
  • saranda: 16/08/2023 08:25

    po pse mo kaq e veshtire eshte te hiqen nga deti keto lojra qejfi qe te marrin jeten cfare duhet qe te hiqen ne shqiperi ne cdo vend ballkanik ose europian nuk i shikon cfare po ndodhe cdo vite vdesin njerez ????????????????????

    Përgjigju
  • A. N.: 16/08/2023 07:26

    Nga veprimet e papergjegjshme te kalamajve tani e ha edhe pronari qe i jep me qira mjetet. Rregulli per te mbajtur distance sigurie duhet te funksionoje edhe kur je larg bregut por shqiptari si gjithmone ka qejf ti thyeje rregullat.

    Përgjigju
    • A. N.: 16/08/2023 10:23

      Nuk e di se cfare thote rregullorja per 16-17 vjecaret me motore ujit por psh ne Shba ne ate moshe u jepet patenta e automjetit ketyre cerrave.

    • A.N: 16/08/2023 09:58

      Pronari te kalbet ne burg se nuk paska ven mend qe mjetet motorike nuk u jepen te miturve, para disa vitesh i thoshin te gjith mos ja jep makinen djalit se e ke te vogel dhe ai e mori me qafe, tani prap mori me qafe nje femij tjeter nga mendjemadhesia e tij. Ngushellime familjes por fajin nuk e ka nje femij qe llogjikon sipas moshes, por ky i rrituri qe esht djegur nje her dhe prap vazhdon

    • Lexues: 16/08/2023 09:37

      Po rregullat qe thyen pronari duke u dhene motorra personave nen 18 vjeç? Eshte njesoj sikur te shohesh nje bebe qe luan edhe t’i japesh kaçavide ne dore. Ta beje burgun edhe uroj t’i shijoje.

    • Lala: 16/08/2023 08:32

      Pronari ska faj kshu QE I jep mjetet motorrike çerrave

  • toni: 16/08/2023 02:01

    te shkojme nga fitorja ne fitore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës