U infektuan familjarisht, deputetja e PS-së, Elona Gjebrea tregon në Report Tv përballjen me koronavirusin (VIDEO)

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea ka treguar gjatë një interviste për Report Tv eksperiencën e saj në përballje me koronavirusin.

Ajo shprehet se në të njëjtën kohë u infektua dhe familja e saj. Teksa tregon për eksperiencën, deputetja Gjebrea u shpreh se në ditët e para ka shfaqur simptoma të lehta dhe jo shqetësuese, teksa më pas nga testimet e kryera rezultoi se virusi kishte prekur pulmonet.

Gjithashtu deputetja ka një apel për qytetarët që të mos neglizhojnë në asnjë rast simptomat e koronavirusit sado të vogla të jenë.

“Kurba e ecurisë së pandemisë në Shqipëri ka qenë e afërt me vendet e tjera. Nëse shohim rastet tani, tregon që ka një rënie të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale. Rasti i variantit të ri të COVID tregon një mutacion, në Britani ka një numër rastesh të konsiderueshme. Ngelet për tu parë se në çfarë pjese të virusit ndodh mutacioni dhe nëse vaksina është parandaluese për këtë. Deri më tani tregohet se është parandaluese. Ne jemi të vëmendshëm për të parë se çfarë thonë shkencëtarët.

Mund të them që ka qenë një përballje që në ditët e para ishte një diçka e zakonshme si grip. Në ditët në vijim rezultova që isha prekur tek pulmonet në gradën e dytë. Mora mjekim. Ka qenë një periudhë dyjavore e cila rezultoi se dhe disa pjesëtarë të familjes të rezultojnë pozitivë në të njëjtën kohë që e bëri situatën dhe më të vështirë. Ajo që mund të them, nuk duhet injoruar asnjë shenjë, edhe një temperaturë e lehtë duhet referuar tek mjeku. Duhet në mënyrë të vazhdueshme me mjekun e familjes. Çdo person ka një reagim të ndryshëm nga virusi. Jam e lumtur që ja dola dhe me shëndet të mirë” – tha Gjebrea.

Duke vlerësuar masat e ndërmarra nga komiteti teknik i eksperëtve, deputetja e PS-së u shpreh se përballja me këtë pandemi kërkon dhe bashkëpunimin e qytetarëve. Ajo shprehet se kjo nuk është një sfidë që do përfundojë lehtë teksa e ka vlerësuar vaksinën si një arritje.

“Më vjen keq për akuzat e opozitës. Ne kemi bërë më të mirën dhe mendoj se Shqipëria e ka menaxhuar situatën e pandemisë në mënyrë të mirë. Mendoj se masat e marra nga komiteti i ekspertëve janë të duhura. Kjo pandemi është multidimensionale dhe mendoj se duhet bashkëpunim dhe nga qytetarët. Lajmi i mirë është që dhe në një studim që lexova nga Akademia e Shkencave që një pjesë e mirë e qytetarëve në zona urbane e ka kaluar koronavirusin. Kjo nuk do të jetë një përballje që do të përfundojë lehtë. Vaksinimi është një arritje” – tha Gjebrea.

Duke folur për pjesën politike, deputetja e PS-së është shprehur pozitive për fitoren e mandatit të tretë nga mazhoranca në zgjedhjet e 25 prillit. Gjebrea u shpreh se puna vijon intensivisht ndërsa kryesia e PS-së do të vendosë në kohën në vazhdim për kandidatët për deputetë.

“Janë ndezur motorët, jemi të gjithë deputetët që po punojmë në zonat tona elektorale. Kontakte me qytetarë dhe banorët dhe riorganizimit. Mendojmë se jemi në rrugën e duhur. Ka nevojë për organizim. I takon kryesisë së PS-së që të vendosë për kandidatët më të përshtatshëm. Unë jam deputete e qarkut të Tiranës por do të vendosë kryesia e PS-së. Është një proces që do të bëhet në kohën dhe momentin e duhur” – tha Gjebrea.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta