Këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë pasi u lirua nga qelia, ku qëndroi dy ditë e arrestur për 5 vazo me kanabis që policia i zbuloi në ballkonin e shtëpisë së saj.
“Ata po studionin ballkonin tim”, shkruan këngëtarja me ironi në rrjete sociale teksa ka publikuar një foto provokuese me rroba banjo. Ndërkaq ka shkruar edhe një mesazh falënderues për mbështetësit.
Policia e Tiranës e arrestoi në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër. Katër ditë më parë togat e zeza në Gjykatën e Tiranës vendosën ta nxjerrin nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë prej arrestimit mbrëmjen e 12 shtatorit, duke i caktuar këngëtares masën e detyrimit të paraqitjes.
Enca Haxhiaj nuk foli kur u ul në bankën e të akuzuarit në gjyq, në një seancë pa praninë e kamerave, ku e reja u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë. Më herët Enca është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë.
Prokuroria nuk ishte në një mendje me gjykatën pasi kërkoi që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg. Një verifikim me analiza laboratorike do të bëhet më tej për të faktuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar.
Postimi i Encës së Instagram
Postimi i Encës së Instagram
1/2
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
68.5%
-
Jo
24.2%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2627
Lajme të tjera
-
Nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Jonida Halili në Report Tv: Shumë shpejt nis puna për linjën e autobusëve elektrikë
8 Maj, 19:57
-
Java e Europës/ Të rinjtë tryezë diskutimi mbi procesin e integrimit me zyrtarët e qeverisë
8 Maj, 17:42
-
U shpallën kampione të Shqipërisë, Veliaj takon ekipin e Tiranës në basketboll për vajza: Bashkia po investon më shumë në sport
8 Maj, 16:22
-
Akuzohet për abuzim me të mitur dhe pornografi, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi
8 Maj, 16:05
-
Ministri Balla: Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë
8 Maj, 13:26
-
EMRAT/ Kapen me 65 kg marijuanë dhe 22 kg hashash çokollatë, arrestohen në Athinë 2 shqiptarët nga Tepelena
8 Maj, 12:16
-
Transporti i gjelbër, taksitë elektrike dhe transformimi i Piramidës tërheqin vëmendjen e mediave gjermane
8 Maj, 10:54
-
I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari
8 Maj, 10:03
-
Tiranë, autobusët urbanë tani në Google Maps, oraret e nisjes në një fazë të dytë
7 Maj, 18:24
-
Pr/ligji: 50 mln euro kredi për autobusë elektrikë në Tiranë! Të vjetrit në tre linja urbane do të zëvendësohen brenda 2029
7 Maj, 18:15
-
Orges Shehi kërkon që Partizani mos e ndalë ritmin nga mungesat: Kundër Kukësit na duhet mentalitet kampioni
7 Maj, 15:35
-
VIDEO-LAJM/ Flamur Noka shkon me molotov te Bashkia, Veliaj shtron rrugën para shtëpisë familjes së tij: Mome, bëji të fala, ta gëzojë
7 Maj, 13:58
enca ka ballkonin me te bukur ne shqiperi..
PërgjigjuLere mos pyet sa dite /te veshtira/ ke kaluar-dy dite!! Ato kane qene me te pakta e me te lehta se ditet qe ke kaluar per te vene ato gjylet prej silikoni!
Përgjigju