Efektivi i policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare të Merdarës teksa hynte nga Serbia për në Kosovë me 1 milionë eurove, u pezullua nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. 28-vjeçari dyshohet se ka përdorur statusin e policit për përfitime personale ose për të tjerët dhe ka dëmtuar imazhin e Policisë së Shtetit, edhe pse jashtë detyrës, argumentojnë uniformat blu.
Aurel Kaziu, rezulton se është larguar në drejtim të Kosovës sapo ka mbyllur shërbimin e natës. Në vijim kishte 2 ditë pushimi dhe nuk ka njoftuar fare eprorët e tij për daljen jashtë kufijve, siç ligji e detyron. 28-vjeçari prej rreth 3 vitesh ishte pjesë e policisë, ndërsa edhe më herët është marrë me transport të mallrave nga Shqipëria në vende të Evropës dhe Britani të Madhe, dhe anasjelltas, te emigrantët shqiptarë atje.
Sasia shumë e madhe e parave që iu sekuestrua atij dhe 2 të tjerëve në pranga, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj, dyshohet se mund t’i përkasë tjetër kujt, të ardhura nga aktivitetet kriminale. Kaziu e 2 të tjerët dyshohet se po i sillnin në mënyrë të paligjshme, me shumë mundësi drejt Tiranës. Në vijim pritet kontakt me autoritetet kosovare për sqarimin e rrethanave të plota të përfshirjes së policit Kaziu. Nuk përjashtohet as mundësia që paratë të jenë false sipas mediave kosovare, dhe ëpr këtë 1 milion eurot po ekzaminohen.
Zbulimi i shumës së parave u bë pasi zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Policia Kufitare në Merdarë kryen kontroll në furgonin me të cilin po udhëtonin Kaziu, Laska dhe Ahmaxhokaj, pas një sinjalizimi të skanerit me rreze X, që përdoret për identifikimin e sendeve të paligjshme. Shuma e parave prej 1 milion eurosh ishte fshehur në një hapësirë të krijuar posaçërisht në dyshemenë e furgonit.
Komente













Polici Tre dit qe kishte pushim e bente rrugen , kete here ishte skaneri qe kan pru amerikanet 3 million euro investim . Dogana lypi hisen pazaret nuk rane dakort . Ndodhi arrestimi
PërgjigjuO cuba, o mëndjemëdhenj me lekë droge! O maskarenje pa edukatë e pa respekt, na mbytët...nuk ka në Bashkimin Europian të rinjë si ju o bossa, nuk i blen baba biznesmen çunit makinën 100.000€ për të shitur p...ë në Itali, Gjermani etj por vetëm në Shqipëri! Nuk ka të rinjë që të rrinë ditë e natë nëpër klube nate dhe që bëjnë jetë filmash me para të pista, bëni gara me njeri tjetrin dhe nxirrni video në TikTok, pastaje përfundoni në kanal, dalin prindërit dhe bëjnë si viktima në televizor "djali im ishte i mirë shumë, nuk kishte probleme, nuk kishte konflikte" etj... Një edukat m...ti kan marrë të rinjtë në Shqipëri, kan ikur për l..sh, mendojnë vetëm të pasurohen pa djersë dhe pa punë, të publikohen në TikTok, vriten për një shikim në lokal, vriten për kush kalon i pari rrugën....turp i Zotit
Përgjigju