U kap dy ditë më parë në Karaburun, grekët e konfirmojnë gomonen si të vjedhur në Greqi

U kap dy ditë më parë në Karaburun, grekët e konfirmojnë gomonen si të vjedhur në Greqi

Gomonia e kapur dy ditë më parë në ujërat e Karaburunit në Vlorë, ishte e vjedhur në Greqi. Konfirmimin e vjedhjes policia e Vlorës e ka kryer nëpërmjet një komunikimi me policinë helene, ku është konfirmuar se pikërisht gomonia e kapur nga policia shqiptare, i përkiste një shtetasi grek, i cili e ka raportuar mjetin lundrues në polici si të vjedhur.

Gomonia ka një karakteristikë të veçantë pasi përbëhet nga dy motorë që në ndezje nuk nxjerrin zhurmë. Të njëjtën karakteristikë kjo gomone ka edhe nëse ajo lundron me shpejtësi të madhe në det. Me sa duket mos bërja zhurmë e dy motorëve ka sjellë dhe vjedhjen e shpejtë të mjetit në Greqi dhe më pas gomonen autorët e kanë sjellë në qytetin e Vlorës.

Dushan Spahiu 43 vjeç dhe Paulin Koci 25 vjeç, të dy nga Vlora dhe të paskenduar në veprimtari kriminale u kapën nga policia e Vlorës, teksa po lundronin pikërisht me mjetin lundrues të vjedhur në Greqi. Gjatë marrjes në pyetje Dushan Spahiu dhe Paulin Koçi, kanë treguar në polici se kishin dalë në det për të provuar gomonen dhe nuk kishin asnjë qëllim kriminal. Ata nuk kanë pasur asnjë leje nga kapiteneria e Vlorës për të lundruar.

Ndërkohë policia e Vlorës po kryen hetime për sa i përket zbulimit të personit të vjedhjes së kësaj gomoneje.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vjen goli i 2 në 6 ditë, Muçi shkëlqen në Turqi! Mesazh për Besiktas dhe Sylvinhon

Vjen goli i 2 në 6 ditë, Muçi shkëlqen në Turqi! Mesazh për Besiktas dhe Sylvinhon