U kap 'mat' brenda shtëpisë ku u fut për të grabitur! 29-vjeçari përleshet me thikë me punonjësin e policisë

U kap 'mat' brenda shtëpisë ku u fut për të grabitur! 29-vjeçari përleshet me thikë me punonjësin e policisë

DURRËS- Një 29-vjeçar me iniciale O.T. ka rënë në prangat e policisë pasi po tentonte të vidhte një banesë në Durrës. Gjatë kapjes në flagrancë ai ka tentuar të godasë me mjet prerës punonjësin e policisë, por është neutralizuar nga forcat e policisë.

Dyshohet se 4 ditë më parë ka grabitur banesën e shtetasit me iniciale A.L. në lagjen 15.

Gjatë kontrollit fiziki atij i është sekuestruar thika me të cilën ka tentuar të godasë punonjësin e policisë.

"Policia e Durrësit falënderon dhe fton çdo qytetar që për informacione që disponojnë dhe janë më interes të uniformave blu, në vijim të rritjes së sigurisë së tyre të telefonojë në numrat 112 dhe 129 dhe reagimi do të jetë mjaft i shpejtë dhe profesional", njofton policia.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë