‘U kap me 11 kg kokainë, Gjyqtari e liroi!’/ Shqiptari fut në ‘sherr’ politikën italiane, Salvini sulmon Drejtësinë, por e vërteta qëndron ndryshe

‘U kap me 11 kg kokainë, Gjyqtari e liroi!’/ Shqiptari fut në ‘sherr’ politikën italiane, Salvini sulmon Drejtësinë, por e vërteta qëndron ndryshe

Matteo Salvini

Itali- Më 15 nëntor, i ftuar në “Agorà” në Rai3, kreu i Ligës Matteo Salvini tha se "disa gjyqtarë në Itali luajnë politikë".

Në mbështetje të deklaratës së tij, nënkryetari i Këshillit dha një shembull konkret: 

“Një gjykatës këtë javë nuk mundi të mbante në burg një shtetas të huaj të gjetur me 11 kilogramë kokainë në makinë, në Brescia, për shkak të një gabimi formal të përkthimit. Ky djalë (shqiptar) është jashtë [nga burgu]".

Kreu i Ligës kishte dhënë tashmë të njëjtin shembull dy ditë më parë, i ftuar në “Otto e mezo” në La7, duke lexuar titullin e një artikulli të botuar në Il Giornale: 

“Brescia: “Ai nuk kupton italisht”. Dhe gjyqtari i Brescias liron shtytësin shqiptar të gjetur me 11 kilogramë kokainë në makinë”. “Nëse një gjyqtar nuk mund të mbajë në burg një djalë me 11 kilogramë kokainë në makinë, fajin e ka Salvini apo ai gjyqtari që nuk bën dot detyrën?”, shtoi kreu i Ligës (shkrimi për ngjarjen e pazakontë në Gjykatë, i botuar edhe në Shqiptarja.com dje, më 14 Nëntor).

Nëse lexon artikullin e botuar në Il Giornale, të cituar nga Salvini, zbulon se gjërat kanë shkuar pak më ndryshe nga ajo që ka deklaruar nënkryetari i Këshillit dhe se i arrestuari në fjalë nuk është liruar nga burgu, pasi Prokuroria e Breshias e parandaloi në kohë.

Në fund të muajit tetor, një shtetas shqiptar u ndalua nga Guardia di Finanza në Torbole Casaglia, një komunë në provincën e Brescias ku banon, teksa mbante në makinë mbi 11 kilogramë kokainë. Më pas shtetasi u dërgua në burgun e Breshias. Siç shpjegoi gazeta Libero, me masën e kujdestarisë gjyqtari i hetimeve paraprake (GIP) urdhëroi që shtetasi të qëndronte në burg për shkak se ekzistonte rreziku i përsëritjes së krimit.

“Sasia e gjetur e drogës”, sipas gjyqtarit hetues, ishte “tregues i marrëdhënieve të thella me nivele të larta të trafikut të drogës”. 

Për këtë arsye shtetasit të arrestuar iu desh të qëndronte në burg. Kurioziteti është se në vitin 2022, Lidhja e Salvinit promovoi një referendum i cili kërkoi të hiqte përsëritjen e krimit nga arsyet për të cilat mund të urdhërohet paraburgimi.

Mirëpo, avokati i shtetasit të arrestuar ka bërë ankim në Gjykatën Shqyrtuese, organi që mund të vërtetojë apo anulojë urdhrin e kujdestarisë të urdhëruar nga gjyqtari hetues. Avokati kërkoi lirimin e klientit të tij për dy arsye: nga njëra anë, në marrje në pyetje (ajo në të cilën i arrestuari shpjegon arsyet e tij) “një tjetër i burgosur shqiptar ishte përdorur si përkthyes në vend të profesionistit”; nga ana tjetër, urdhri i kujdestarisë nuk ishte përkthyer në gjuhën shqipe. Gjykata e rishikimit pranoi ankimin e avokatit, por siç do të shohim së shpejti kjo nuk do të thotë se i arrestuari është liruar nga burgu, shkruan media “Pagella Politica”.

Sipas Gjykatës, “gjyqtari hetues, në momentin e seancës së vlefshmërisë, ka qenë në dijeni se i dyshuari nuk dinte gjuhën italiane dhe për ta vërtetuar këtë, seancën e vlefshmërisë e zhvilloi duke përdorur një përkthyes të gjetur”. “Urdhri kufizues, i lëshuar pas seancës së vlefshmërisë, nuk është përkthyer në gjuhën shqipe, duke sjellë si pasojë pavlefshmërinë e tij”, shtoi gjykata e Breshias

Në vitin 2023, Gjykata e Kasacionit vendosi se urdhri i kujdestarisë i lëshuar ndaj një të pandehuri të huaj, “ku tashmë ka rezultuar se ai nuk njeh gjuhën italiane, në rast mospërkthimi, preket nga pavlefshmëria”. Kjo çoi në vendimin për pranim të kërkesës së avokatit dhe lirim të shqiptarit. Por prokuroria e Breshias reagoi menjëherë, duke siguruar një përkthyes të licencuar dhe korrigjuar gabimin procedurial, duke shkuar në Burg dhe ndaluar procedurën e lirimit.

Ndryshe nga sa deklaroi Salvini në TV, megjithatë shtetasi shqiptar nuk u lirua nga burgu, siç sqaruan në shkrimet e tyre si Il Giornale ashtu edhe Libero. Në fakt, lirimi nga burgu u shmang sepse ishte përgatitur një urdhëresë e re, me përkthim në gjuhën shqipe, dhe kështu shtetasi shqiptar mbeti në burg. 

Megjithatë, avokati i tij ka paralajmëruar një apel të ri, për të kundërshtuar mungesën e krimit flagrant.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bora e parë zbardh Korçën, turistë të huaj dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit

Bora e parë zbardh Korçën, turistë të huaj dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit