Gjykata e Vlorës ka lënë në burg, 23 vjeçarin, Damiano Sejko i cili u arrestua dy ditë më parë pasi u kap me 3 armë zjarri dhe 500 gramë eksploziv me telekomandë.
Sipas burimeve, i riu nuk ka pranuar të japë shpjegime para togave të zeza lidhur me vendin ku kishte marrë armët. Damiano Sejko u arrestua të premten pas informacioneve të policisë se i riu kishte në plan për të kryer një atentat kriminal.
Policia ka mbajtur të fshehtë shënjestrën e atentatit për shkak të sekretit hetimor. Por ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjes së gjithë personave që mund të kenë qenë bashkëpunëtorë të të riut.
Gjatë arrestimit të tij, ku u angazhuan forca të shumta policie, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 500 gramë eksploziv të montuar në një pajisje me telekomandë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.1%
-
Të gabuar
7.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3240
Lajme të tjera
-
Censi në Himarë me përkthyes në greqisht! Banorët: Ende s’kanë ardhur anketuesit
26 Shtator, 16:18
-
Aksident në aksin Konispol-Kranë, plagoset një grua
26 Shtator, 13:36
-
Vlorë/ Vëllezërit godasin me grushte e thikë 33-vjeçarin, arrestohen
26 Shtator, 12:36
-
Vlorë/ Makina përplaset me pemën në Lungomare, shoferi nxirret me vështirësi nga mjeti, dërgohet në spital (Video)
25 Shtator, 16:29
-
Digjet kamioni pranë autostradës Vlorë-Fier, anjë i lënduar
25 Shtator, 14:45
-
Disa vatra zjarri aktive në Vlorë, fshatrat e Selenicës në 'mëshirë' të fatit, mbeten pa asnjë zjarrfikëse
23 Shtator, 21:07
-
Fier/ Flakët vijojnë të përhapen në pyllin e Darëzezës! Merr përmasa të frikshme zjarri në Patos, i afrohet nënstacionit elektrik dhe zonave naftëmbajtëse (Video)
23 Shtator, 17:05
-
Portonovë i Vlorës, plazhi i aventurierëve! Dhjetra kampera, për turistët shqetësuese muzika e lartë
23 Shtator, 15:10
-
Plagoset me thikë një 33-vjeçar në Vlorë, në kërkim autori! Policia zbulon detajet e para
23 Shtator, 11:16
-
VIDEO/ IMT aksion në Vlorë, nis aksionin për lirimin e hapësirave publike
22 Shtator, 16:07
-
Zjarr në Kërkovë të Vlorës, flakët favorizohen nga era! U rrezikuan dy banesa
22 Shtator, 13:30
-
I plas një fishek duke punuar tokën, plagoset 33 vjeçari në Sarandë
20 Shtator, 15:33