Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mbyllë në burg, Endrit Demirin, avokatin e arrestuar javën e kaluar me një arsenal armësh në fshatin Pëllumbas të Tiranës.

Endrit Demirit 47 vjeç, banues në Tiranë, iu sekuestruan nga forcat e policisë 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Prokurori i çështjes Dritan Gina, i kërkoi trupit gjykues caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Demirin, pasi sipas tij, gjatë një operacioni policor uniformat blu gjetën dhe sekuestruar në dy banesat e Demirit në Tiranë dhe fshatin Pëllumbas, një arsenal të tërë me armë. Mësohet se Demiri ishte pjesë e grupit “Ilirians Albania” në Tiranë.