Transaksione, mesazhe dhe në avion me krimin, prokurorët që flirtuan me njerëzit e bandave dhe trafiqeve 

Transaksione, mesazhe dhe në avion me krimin, prokurorët që flirtuan me njerëzit e bandave dhe trafiqeve 

Veprimi i ligjit të Vetingut, përpos të tjerave, ka nxjerrë në dritë për herë të parë lidhjet e shumëfishta të botës së krimit me segmente të caktuara të prokurorisë. Së fundmi, Kolegji i Posaçëm i Apelimit publikoi vendimin për shkarkimin përfundimtar nga detyra të prokurorit të Tiranës, Shpëtim Kurti, duke lënë në fuqi konstatimet e shkallës së parë për lidhje të prokurorit me një person të proceduar për krim të organizuar dhe të dënuar për vepra të tjera penale.

Prokurori nuk i ka pasqyruar këto raporte në formularin për kontrollin e figurës, por kontaktet e papërshtatshme u zbuluan fillimisht nga Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar. 

 Dokumenti për figurën e Shpëtim Kurtit 

Prokurori Besim Hajdarmataj u konfirmuar në detyrë në 4 dhjetor 2019, por Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e tij, Shkarkimi i Hajdarmataj është rekomanduar edhe nga përfaqësuesit e ONM, duke shprehur dyshime se prokurori ka marrë ryshfet në këmbim të sabotimit të dosjeve, ndonëse këto dyshime mbetet për t’u provuar. Hajdarmataj akuzohet se gjatë kohës kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit, ka i mbyllur dosjen një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit. Grupi prej 15 vetash ka ndalur dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX. Nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe si dhe ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me personin që i ka mbyllur dosjen.

DSIK, përmes një raporti sekret, ka konstatuar se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është përfshirë në transaksione parash me biznesmenin nga Durrësi Ardian Beshiri, me precedentë të theksuar penalë që nga viti 1993. Llalla dha dorëheqjen nga detyra dhe për rrjedhojë konstatimi i DSIK as nuk u konfirmuar dhe as nuk u rrëzuar nga Komisioni i Vetingut. 

( Kliko këtu ) Raporti i plotë i DSIK për Adriatik Llallën

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka përgatitur një raport, sipas të cilit ish-drejtuesja e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive. Zonja Gashi është shkarkuar për mosjutifikim pasurie, ndërsa për Ginën nuk ka ende një vendimmarrje, që do të thotë se konstatimi i DSIK nuk është konfirmuar dhe as nuk është hedhur poshtë ende nga Vetingu. 

Faksimile e raportit të DSIK për Dritan Ginën dhe Rovena Gashin

 

Prokurori Eugen Beçi, i shkarkuar nga detyra, ka deklaruar se ka pasur një kontakt të papërshtatshëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Megjithatë, Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Beçi nuk ka pasur kontakte të tjera me këtë person dhe se nuk e ka hetuar. Por Beçi, sipas KPK dhe DSIK, ka fshehur revokimin e vizës amerikane. Ndërkaq, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar thekson në një raport për llogari të Vetingut se Prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli është përfshirë në afera korruptive, por KPK e shkarkoi prokurorin për cenim të besimit të publikut tek drejtësia. 

Sipas një raporti të DSIK, Prokurori i Tiranës Adriatik Cama, kishte raportet të papërshtatshme me një person të krimit të organizuar. Papërshtatshmëria e Camës u konfirmuar edhe nga shkalla e parë e Vetingut. Por, konstatimet e DSIK dhe KPK-së u rruan nga KPA, ndërsa prokuroria Cama si përfundim u shkarkua vetëm për probleme me pasurinë.  

Prokurori Përparim Kulluri u shkarkua nga detyra jo vetëm për probleme me pasurinë dhe aftësitë profesionale, por edhe për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Sipas KPK-së, Kulluri ka komunikuar me telefon si dhe ka kaluar kufirin e makinën e personave të arrestuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Prokurori ka urdhëruar gjashtë herë jashtë vendit, nga pika kufitare e Hanit të Hotit, në pozicionin e “shoferit” me automjetin e peronave në fjalë. Njëri nga personat, me të cilin kishte lidhje prokurori, ishte proceduar edhe për vrasje në bashkëpunim, vrasjes me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. 

 

 Dokumenti për figurën e prokurorit Përparim Kulluri 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 02/10/2020 18:53

    Para prokuroreve qe bashkepunojne dhe paguhen nga krimi,,,vete kriminelet m'e duken llagar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër