U kap me 4 automatikë, granata, antiplumb dhe një mijë fishekë, gjykata mbyll në qeli avokatin

U kap me 4 automatikë, granata, antiplumb dhe një mijë fishekë, gjykata mbyll në qeli avokatin

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mbyllë në burg, Endrit Demirin, avokatin e arrestuar javën e kaluar me një arsenal armësh në fshatin Pëllumbas të Tiranës.

Endrit Demirit 47 vjeç, banues në Tiranë, iu sekuestruan nga forcat e policisë 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Prokurori i çështjes Dritan Gina, i kërkoi trupit gjykues caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Demirin, pasi sipas tij, gjatë një operacioni policor uniformat blu gjetën dhe sekuestruar në dy banesat e Demirit në Tiranë dhe fshatin Pëllumbas, një arsenal të tërë me armë. Mësohet se Demiri ishte pjesë e grupit “Ilirians Albania” në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Morea: 17/04/2020 18:15

    I reali criminali sono altri e di sicuro non lui. Prima di esagerare scrivendo articoli mirati per creare una brutta immagine sul soggetto arrestato, informatevi sulla sua storia e scrivete com'é avvenuto realmente il sequestro di armi. Lá fuori il mondo è pieno di persone che hanno commesso crimini seri, e voi vi focalizzate sul mettere in evidenza un atto sicuramente sbagliato, ma non cosí grave come cercate di far credere.

    Përgjigju
  • Faik Pler Fundrrin Gërdalla: 24/03/2020 18:56

    Ky qenka prift hoxh bab mond me rraso e mjekër

    Përgjigju
  • Suks: 24/03/2020 16:14

    Ky eshte Av apo bande.Veprimat e nje avukat karavidhes si puna ketije surrati mjaft dyshuese eshte nje bande e armatosur qellim te cilin e dine vetem.Hetimi duhet te zbuloje gjithcka per nje rast te pazakont jo vetem ne shqiperi por ne ne Europe.Nje avukat me aktivitet te tille kriminal mund te ndodhe ne vendet terroriste.Per tille fytyra drejtesija duhet jete e pameshireshem.

    Përgjigju
    • TOMMY: 24/03/2020 16:28

      O gazetare, sherbejini mire vendit dhe popullit tuaj, korigjoni gjuhen me te cilen flisni ( krimineli i veshur me petkun e avokatit )

  • Arbëri: 24/03/2020 16:09

    Ka vrar gjat natën, ka mbrojtur gjat ditës ...!

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/03/2020 16:07

    Shiqojani fytyrën kriminelit...

    Përgjigju
    • Besi: 24/03/2020 23:35

      Ky ka mbaru juridikun dhe nuk ka punu nje dite ne jeten e vete avokat. Armet jane te pashkrepura kurre. Grupi Ilyrians Albania jane nje grup djemsh qe kane pasion motorrat pa asnje precedence penale si organizate. Mblidhni mendjen o milet. Ketu po shfarosen njerezit diten me diell, ju merreni me nje njeri qe ndertonte nje shtepi me gura ne nje fshat te humbur e kish 2 arme qe mos ti vidhte njeri gurat.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë