U kap me 4 mina me telekomandë në makinë, Gjykata e Vlorës lë në burg 51-vjeçari nga Lezha

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Petrit Ndojin, lezhjanin që u kap në flagrancë me 4 mina me telekomandë. Ai nuk ka pranuar akuzën, duke u shfajësuar se ka rënë në kurth, por gjyqtarja Lirza Sinollari caktoi ndaj tij masën arrest me burg, bazuar në kërkesën e prokurorit Anton Pali.

Seanca u zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në përfundim, avokati tha se i Ndoji ka marrë një pako në Vorë dhe do e dërgonte në Ksamil, pa pasur dijeni se kishte mina me tritol C4.

“Ne seanca nuk ka bere deklarim, por prane hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me veprën qe i atribuohet. Ai është agjent imobiliar. I është ngritur kurth nga ndonjë agjent apo bashkëpunëtor i policisë. Nëpërmjet bashkepunetorit ka marre qesen ne Vore pa e ditur se ca kishte brenda dhe do e çonte ne Ksamil. Dhe thote se ska lidhje me autoresine e kesaj vepre. Gjykata e la ne marren arrest me burg”, tha avokati, Gramoz Ismailaj.

Petrit Ndoji, 51-vjeçar nga Lezha po udhëtonte para tre ditësh drejt qytetit të Vlorës, kur u arrestua me 4 mina me eksploziv C4 që i mbante në korskotin e makinës. Policia e Vlorës deklaroi se Ndoji vepron për llogari të një grupi kriminal me anëtarë nga Lezha dhe Laçi, të cilët janë arrestuar gjatë tre oepracioneve të ndryshme nga shkurti deri në shtator. Sipas policisë pjesë e grupit janë Petrit Ndoji, Bledar Ukshini, Ardit Qamluku si dhe Fatjon e Ergys Gjonaj. Ndërsa prokuroria ende nuk ka një akuzë për grup të strukturuar kriminal. Të premten në gjykatë, 51 vjecari Ndoji u njoh vetëm me akuzën “Mbajtja e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse pa lejen e organeve kompetente shtetërore”, parashikuar nga neni 278 i kodit penal. Vepër penale që parashikon dënim nga 3 deri në 7 vite burgim.

 

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 13:25
    'Do shkoja në Ksamil, qesen ma dhanë në Vorë, nuk e dija çfarë kishte'! U kap me 4 mina në Vlorë, zbardhet dëshmia e Petrit Ndojit

     1694590619_vlore.jpg
    Petrit Ndoji, i cili u arrestua tre ditë me parë pasi u kap me 4 mina me detonatorë ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.

    Ashtu sikurse ka deklaruar edhe në komisariat ditën e arrestimit, 51-vjeçari nga Lezha ka mohuar të këtë lidhje me shitjen dhe prodhimin e lëndëve plasëse.

    Sipas tij ditën e arrestimit ai po shkonte në Ksamil, kur është ndaluar në Vorë për të marrë një qese që sipas tij nuk e dinte se çfarë kishte brenda, e që më pas rezultoi të ishin minat për të cilat ai është vënë në pranga.

    Avokati i Ndojit tha se 51-vjeçari para haetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me vepren qe i atribuohet.

    "Në seancë nuk ka bërë deklarim, por pranë hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me veprën që i atribuohet, është agjent imobiliar. I është ngritur kurth nga ndonjë agjent apo bashkëpunëtor i policisë. Nëpërmjet bashkëpunëtorit ka marrë qesen në Vorë pa e ditur se çfarë kishte brenda dhe do e çonte në Ksamil. Dhe thotë se s’ka lidhje me autorësinë e kësaj vepre”, ka deklaruar avokati mbi dëshminë e Ndojit para hetuesve.

    M.T/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • titi: 16/09/2023 16:16

      Po sigurisht se ky nuk ka moter motren e vogel te Mbretit Alketa Vejsiu. Ky do haje burg(dhe mire ti behet) ai tjetri me pushime.

      Përgjigju
    • Iris: 16/09/2023 03:20

      Nga Vora ne Ksamil dhe te psonisen ty /rastesisht/ nga Lezha per postier! Dhe cfare /posieri/se! Kur nuk e dije cfare permbante pakoja,pse e kishe fshehur ne kroskotin e makines?

      Përgjigju
    • Hahah: 15/09/2023 16:47

      Kush do ta merte ne vlore pse se kapen keta polica te ndershem!!? Kjo o behet show na i infiltruar i policise o jan te paguar na bandat dhe nuk tregoin ku do ven. Kaq e thjesht

      Përgjigju
    • Haha: 15/09/2023 15:43

      Showw showw

      Përgjigju
    • Turi: 15/09/2023 13:38

      Denoheni me vurgim te perjetshem kete terrorist te felliqur dhe leri ti mbroje porositesit , keto lloj mashtrimesh jane shume te lodhura o bastard vrases i felliqur

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      19 Dhjetor, 08:16

      5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



    ×

    Lajmi i fundit

    Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

    Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet