‘Do vras politikanët’, gjykata e Lezhës lë në burg 36-vjeçarin! Avokati kërkon ekspertim mjeko-ligjor me pretendimin se klienti i tij ka probleme

36-vjeçari Antonio Leka i cili arrestua pasditen e së hënës me sasi të madhe armatimi do të qëndrojë në burg. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se avokati i 26-vjeçarit Eduart Karaçi ka kërkuar një masë më të bute dhe ekspertim mjeko-ligjor të klientit të tij me pretendimin se në momentin e veprimeve të tij ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike.

Pasi dëgjoi palët gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 36-vjeçarit Antonio Leka, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale  "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Antonio Leka u arrestua pasditen e së hënës nga policia e Lezhës, pas sinjalizimit që kishin dhënë familjaret se ai po lëvizte me sasi të madhe armatimi në makinë dhe mund të kryente ndonjë krim të rëndë.36-vjeçari u prangos pranë një servisi në Ishull-Shëngjin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Në momentin e ndalimit ai nuk bëri rezistence, ndërsa deklaroi se ishte nisur për të vrarë disa politikan në Lezhë duke e lidhur gjithçka në emër të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen