Pak orë pas arrestimit, Nderjaku ka bërë të ditur se armën pistoletë e ka me leje dhe ka kërkuar lirimin nga ambientet e komisariatit të policisë. Ndërsa personi tjetër me të cilin ai udhëtonte, Marjen Fierza njihet si njeri i afërt me ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha dhe rezulton me precedent penal.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Porche", që drejtohej nga Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan; 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta; automjeti dhe 6 telefona celularë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com